PS: Berisha vonoi vizat dhe integrimin ne BE
Deputeti i Partise Socialiste, Ditmir Bushati, u shpreh dje se transparenca eshte vlere e Bashkimit Evropian. Permes nje komunikimi per mediat, zyrtari i selise roze tha se Partia Socialiste dhe opozita shqiptare kane qene, jane dhe do te jene gjithnje ne mbeshtetje te proceseve integruese te vendit. Por, sipas tij, integrimi ne Bashkimin Evropian nenkupton mbi te gjitha adoptimin e vlerave dhe parimeve, qe qendrojne ne themel te ketij unioni dhe pikerisht ne emer te ketyre vlerave e parimeve, po zhvillohet sot beteja e opozites shqiptare. "Eshte kjo nje beteje per mbrojtjen e votes se lire, garantimin e transparences se zgjedhjeve, te ndertimit dhe fuqizimit te institucioneve demokratike ne sherbim te qytetarit e jo pushtetit, te shifrave te ekonomise e te gjithe atyre vendimeve qe ndikojne ne jeten e shqiptareve", deklaroi Bushati. Ai nenvizoi se "vetem garantimi i standardeve te siper cituara, e jo propaganda boshe e kryeministrit eshte rruga permes se ciles kalon integrimi i Shqiperise ne familjen Evropiane". Deputeti i grupit Parlamentar Socialist u shpreh me tej se "nese ka sot nje njeri qe po na deshmon, se nuk e do demokratizimin dhe integrimin e Shqiperise, nje njeri qe eshte pergjegjes per vonesat ne integrimin e Shqiperise dhe procesin e liberalizimit te vizave, ky eshte vetem Sali Berisha". Prej perfundimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, Partia Socialiste ka kerkuar hetimin e pakushtezuar te zgjedhjeve. Ne perforcim te qendrimit te saj, selia roze ka vendosur marredhenie te kushtezuar me parlamentin deri ne plotesimin e kerkeses se saj. Nga ana tjeter, mazhoranca eshte shprehur kunder hapjes se kutive te votimit, duke e arsyetuar me qendrimin se nje gje e tille bie ndesh me vendimet e gjykatave.