E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia heq regjimin e vizave me Serbine

Shqiperia liberalizon vizat me Serbine. Nepermjet nje shtese ne vendimin per "Percaktimin e kritereve dhe procedurave dhe te dokumentacionit per hyrjen, qendrimin dhe trajtimin e te huajve", qeveria me propozim te ministrit te Jashtem, Ilir Meta, vendosi dje liberalizimin e regjimit te vizave te qendrimit afatshkurter per shtetasit e Serbise. Sipas ekzekutivit, kjo mase pritet te lehtesoje levizjen edhe te shqiptareve ne Luginen e Presheves dhe te gjithe shtetasve serbe me kombesi shqiptare, te cilet per shkak te regjimit te vizave, qe te hynin ne Shqiperi iu duhej te marrin vize ne ambasaden shqiptare ne Beograd. Propozimi i bere nga ministri i Jashtem njekohesisht zevendeskryeministri, Ilir Meta, mbeshtetet ne argumentin se pas 19 dhjetorit te vitit 2009, shtetasit serbe udhetojne pa vize ne hapesiren Shengen, ndersa me nje vendim te meparshem te Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise, njihen direkt si te vlefshme per te hyre ne territorin e vendit tone vizat Shengen, ne pasaportat e shtetasve nga vendet me te cilat Shqiperia ka ne fuqi regjim vizash. Sipas tij, ne kete menyre behet edhe harmonizimi i "listes se bardhe", pra te shtetasve te vendeve qe hyjne pa vize ne vendin tone me listen e vendeve te Shengen-it. Pika e pare e vendimit, parashikon qe shtetasit serbe, mbajtes te pasaportave te vlefshme te udhetimit, mund te hyjne pa viza ne territorin e Republikes se Shqiperise per qellime afatshkurtra ose te kalojne tranzit.
Vendimi
Qeveria me propozim te Ministrit te Jashtem, Ilir Meta, vendosi dje liberalizim te vizave te qendrimit afatshkurter per shtetasit e Serbise. Kjo mase pritet te lehtesoje levizjen te shqiptareve ne Luginen e Presheves dhe te gjithe shtetasve serbe me kombesi shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›