E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton ministrat e "rinj" Oldashi dhe Pollo

Presidenti Bamir Topi, u ndryshon emertimet dy ministrave te kabinetit qeveritar, perkatesisht Genc Pollos dhe Sokol Olldashit. Me propozim te kryeministrit Sali Berisha, kreu i shtetit, shkarkoi dje nga detyra, ministrin e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionet, Sokol Olldashi per ta emeruar ate tashme si Minister te Puneve Publike dhe Transporteve. Po keshtu, Topi shkarkoi edhe Ministrin e Shtetit per Reformat dhe Marredheniet me Kuvendin, Genc Pollo, per ta emeruar ate me pas, si minister per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit. Dekretet e kreut te shtetit, per ndryshime ne emertimet e ministrave, u propozuan nga kryeministri Berisha. Nderkohe qe po diten e djeshme, kreu i shtetit dha pelqimin e tij edhe per "Marreveshjen e bashkepunimit, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Greqise per kerkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakeve greke, te rene ne Shqiperi gjate luftes greko - italiane, te viteve 1940 - 1941 dhe per ndertimin e vendprehjes per ta, brenda territorit te Republikes se Shqiperise".
Meksi: Qeveria ne vend te pranoje krizen e te kerkoje bashkepunim me opoziten, ndjek rrugen e zbulimit te armiqve ne ekonomi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›