Aleatet e PS ndahen per Kodin, Milo pro fillimit te punes, Gjinushi kunder
Aleatet e Partise Socialiste, mbajne qendrime te ndryshme per sa i perket ceshtjes se ndryshimit te Kodit Zgjedhor. Ne nje prononcim per mediat, kryetari i Partise Socialdemokrate theksoi se "eshte qesharake te shohesh kryetaren e Kuvendit te Shqiperise, te dale nga vota e vjedhur apo nje kryeminister, qe ben thirrje per reforme". "Kjo eshte nje hipokrizi. Iku koha qe te merremi me Kodin. Iku koha qe te merremi me samarin, kur fajin e ka gjithe kohes gomari", theksoi Gjinushi. Ndersa nje qendrim te ndryshem ka mbajtur aleati tjeter i Partise Socialiste, kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, tha se nuk mendon qe zoti Gjinushi te kete ndryshuar mendim nga sa ka pasur me perpara ne lidhje me Kodin Zgjedhor. "Domosdoshmeria per te ndryshuar Kodin Zgjedhor qendron ne rend te dites. Une mendoj qe ketu nuk jane vetem interesat e partive te vogla, por ne radhe te pare jane interesat per te garantuar perfundimisht nje proces te ndershem dhe nje proces te barabarte zgjedhjesh parlamentare ose vendore", vleresoi Milo. Ceshtja e ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor ka sjelle gjithmone pakenaqesi nga partite e vogla. Me ndryshimet e reja ne sistemin zgjedhor, aleatet e Partise Socialiste kritikuan ashper qendrimin e mbajtur per keto ndryshime. Ne deklaratat e tyre per shtyp, kreret e partive opozitare kerkonin transparence dhe bashkerendim te levizjeve te opozites per sistemin e ri zgjedhor. Por ishin dy partite e medha, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, qe sebashku rane dakord per ndryshimet ne sistemin zgjedhor. Pas ketyre ndryshimeve, nga partite opozitare vetem aleati i ri i te majteve, kryetari i Partise te Drejtave te Njeriut, Vangjel Dule, ka nje mandat ne Kuvend.