LSI: Jo propozimit për caktimin e 29 nëntorit si Dita e viktimave të komunizmit

Tiranë, 10 shkurt, NOA Propozimi i fundit i disa
deputetëve të Partisë Demokratike që 29 nëntori të jetë dita e nderimit të
viktimave të regjimit totalitar, është i pamenduar dhe më i papërshtatshmi.
Një deklaratë e tillë ka mbërritur sot prej
selisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, përmes sekretarit për Marrëdhëniet
Publike të kësaj partie, Luan Rama.
Kjo pasi 29 nëntori është referencë e rëndësishme e historisë
antifashiste të popullit tonë si një popull antifashist e kontributor me shumë
sakrifica në koalicionin e madh antifashist, e argumentoi ai këtë qëndrim të
LSI-së.
Duke mos e konsideruar atë propozim si qëndrim
zyrtar të Partisë Demokratike, dua tju kujtoj deputetëve të rinj të PD se ka
një ligj që nderon të gjitha viktimat në formën dhe në cilësinë e përndjekjes
siç e parashikon ligji, tha më tej Luan Rama mbi këtë çështje.
Sipas tij, nëse do të duhet që për arsye më
specifike të nderohen edhe me një datë tjetër këto viktima, të përcaktohet një
datë homazhi apo një datë tjetër nderimi dhe memorie, kjo nuk mund të jetë
zgjidhje.
Por kjo sipas Ramës duhet të jetë produkt
diskutimi edhe me përfshirjen e institucioneve që përfaqësojnë dhe mbrojnë
interesat e të përndjekurve politikë, në mënyrë që gjithçka të jetë në respekt
të sakrificës dhe dhimbjes së të gjithëve.
n.e/NOA