Urgjent/ Shoqërohen 7 pedagogë dhe sekserë për mitmarrje dhe korrupsion

Tiranë, 10 shkurt, NOA Disa pedagogë dhe
sekserë që kishin lidhje me ta, janë shoqëruar sot nga forcat e policisë së
Tiranës pasi ndaj tyre rëndojnë akuzat për mitmarrje dhe korrupsion ndaj studentëve.
Lajmi konfirmohet paraprakisht nga burimet
policore për agjencinë e Lajmeve NOA, në pritje të bërjes publik të tij gjatë
një konference për shtyp nga Policia e Tiranës.
Mësohet konkretisht se janë 7 pedagogë dhe
sekserë, të Fakultetit Bujqësor të Tiranës, të cilët gjendeshin nën hetim prej
disa muajsh nga organet e policisë.
Ndaj tyre sot u krye një operacion, përmes të
cilit, atyre iu është komunikuar vendimi i marrë prej gjykatës për masën e
sigurisë Arrest shtëpie për ushtrimin e veprave të mitmarrjes dhe
korrupsionit.
Ndërkaq, nga policia priten nga momenti në
moment, të publikohen detaje të mëtejshme rreth këtij operacioni të bujshëm, i
cili pason atë të disa rasteve të tjera kundër personave që ushtrojnë mitmarrjen
dhe korrupsionin duke qenë në poste publike ... (vijon)
n.e/NOA