Kapet i kërkuari për prostitucion, u dënua 8 vjet burg në mungesë

Fier, 10 shkurt, NOA Forcat e policisë së
Fierit kanë mundur të vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, pasi ndaj
tij ekzistonte një vendim gjykate me 8 vjet burg në mungesë për veprën penale
Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a i
Kodit Penal. Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke
shtuar se i ndaluari është Alket Bytyçi, 27 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Mësohet
se ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Bulqizës pasi në vitin 2002 ka
shfrytëzuar për qëllime prostitucioni një vajzë me inicialet Z.K.
Prandaj kundrejt tij do të kryhet ekzekutimi i
urdhrit të prokurorit dhe vendimit të gjykatës së Bulqizës.
n.e/NOA