E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha, trysni mbi biznesin

Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, njekohesisht dhe kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, eshte shprehur dje, se qeveria eshte duke vepruar padrejtesisht me biznesin e vogel, duke i vendosur tatimin mbi fitimin, ne nje kohe krejtesisht te papershtatshme. Deklarata e kreut socialist u be pas takimit qe zhvilloi me kryetaret e bashkive kryesore ne vend, ne seline roze. Rama theksoi domosdoshmerine qe qeveria te sillet ne menyre te pergjegjshme, ne raport me pushtetin vendor dhe me sipermarrjen "Deshiroj nga ana tjeter te ve theksin tek fakti, qe nuk ka asnje barre te rritur fiskale nga ana e pushtetit vendor, as nga ana e bashkise se Tiranes mbi sipermarrjen e vogel", nenvizoi kryesocialisti, duke sqaruar taksen e vendosur mbi biznesin e vogel. Ai vleresoi se biznesi i vogel sot, ballafaqohet pervec efekteve te krizes, edhe me efektin e nje tatimi mbi fitimin qe eshte nje takse e re, e vendosur nga qeveria shqiptare, qe me bilancet e kolauduara te vitit 2008, do te filloje te preke xhepat e biznesmeneve te vegjel kete vit. "Nese nga njera ane kryeministri Berisha, i mori ne vitin 2005 voten biznesmeneve te vegjel, duke u premtuar pergjysmim te takses te tyre, nga ana tjeter sot ne vitin 2009, ai i takson ata po njesoj, si te gjitha kompanite e tjera, deri tek ato me te medhate, me 10 % tatim mbi fitimin", solli ne vemendje Rama. Per te, ky tatim prek sot biznesin e vogel, dhe ben qe praktikisht ky biznes te vuaje nga njera ane, efektet e para te nje krize qe po prek cdo dite e me gjere hapesiren shqiptare, duke u fokusuar pa dyshim tek sipermarrja e pastaj per shkak te sipermarrjes edhe te familja shqiptare. Dhe nga ana tjeter duhet te perballet me kete tatim, i cili eshte per biznesin e vogel nje befasi shume e papershtatshme ne kohen qe vjen. Kryebashkiaku i Tiranes sqaroi se qeveria dhe kryeministri, qellimisht ngaterrojne tarifat e sherbimit ne qytet, te cilat nuk jane taksa te vendosura per arsye politikash, por jane tarifa qe bazohen tek kostot e sherbimeve, si pastrimi, si gjelberimi, si ndricimi, si mirembajtja e keshtu me radhe. Kreu socialist duke iu referuar krizen globale, e cila sipas tij dalengadale po prek edhe Shqiperine, deklaroi se eshte koha per te pare se si te tjeret po e mbeshtetin pushtetin vendor me paketa te posacme, ne menyre qe te mos bjere as cilesia e sherbimeve per qytetaret dhe as oferta e investimeve per te cuar perpara punet e qytetit. "Eshte koha per te pare, se si mbeshtetet sipermarrja, se si shteti u qendron ne krahe sipermarresve, se si ndihmohen ata te cilet po pesojne efektet me te renda te nje krize, e cila vjen dallge-dallge", drejtoi thirrjen Rama. Sipas tij, pikerisht ne kete kohe kryeministri dhe qeveria, jo vetem nuk bejne asgje ne drejtimin e duhur, por ecin ne drejtim teresisht te gabuar, duke rritur ne menyre te paperballueshme barren per biznesin e vogel dhe sigurisht, duke rritur paralelisht edhe malin e akuzave dhe shpifjeve, ndaj kundershtareve qe qeverisin ne nivel vendor. "Kjo e dyta, nuk perben problem per ne. Ajo qe perben problem per ne, eshte vendosja ne fokus e te gjitheve, e qeverise, te ceshtjes se mbijeteses se sipermarrjes dhe te ceshtjes se mbijeteses se biznesit te vogel ne radhe te pare", tha gjate fjales se tij lideri socialist. Ai theksoi se opinioni publik duhet ta dije qe biznesi i vogel tatohet njesoj si biznesi i madh. "Sot biznesi i vogel nuk ka me barren e lehtesuar, e cila ju premtua ne vitin 2005, dhe te cilen ne si pushtet vendor posacerisht ne Tirane, ia lehtesuam edhe me shume, duke ulur edhe 30 % te tjera, sic na e lejon ligji, por ka nje barre te plote fiskale njesoj si cdo biznes tjeter i madh", nenvizoi kryebashkiaku i kryeqytetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›