LSI KZAZ-te te kontribuojne ne te mire te votes e procesit zgjedhor
Lëvizja Socialiste për Integrim ka drejtuar publikisht një përshëndetje ndaj të gjithë qytetarëve që deri në këtë moment të mesditës kanë respektuar procesin zgjedhor, duke hedhur votën e tyre në kutitë e votimit.
“Përshëndesim dhe falënderojmë gjithë qytetarët që kanë votuar deri tani, duke përmbushur kështu një detyrim të tyre kushtetues”, ka pohuar para mediave, sekretari i marrdhënieve me publikun në LSI, Ardit Çela.
Nga ana tjetër, ai i ka ftuar gjithë anëtarët e Komisioneve Zgjedhore Zonale që të vazhdojnë të kontribuojnë në të mirë të votës dhe procesit zgjedhor.