E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Procesi i votimit qe po zhvillohet mjaft i qyteteruar dhe civil

“Jam i sigurt që të gjithë shqiptarët hedhin sot një hap tjetër drejt Evropës së Bashkuar.

Procesi i votimit që po zhvillohet në vend, është mjaft i qytetëruar dhe civil”.

Këtë deklaratë ka lëshuar menjëherë pas votimit ditën e sotme, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Mjaft entuziast në dukje dhe i kënaqur, për mënyrën sesi po zhvillohet procesi elektoral, të paktën deri në momentet e tanishme në vend, tha se ky përbën një fakt pozitiv për integrimin e vendit.

“Dhe uroj që kështu të vazhdojë e të përfundojë, në mënyrë mjaft demokratike dhe të kulturuar”, shtoi ai.

Duke përfunduar me ftesën publike për të gjithë qytetarët që të kontribuojnë për këtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›