E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blendi Fevziu per ABC News Me deklaraten e tij Rama shkeli ligjin

“Me deklaratën e tij, Edi Rama shkeli ligjin”. Kështu është shprehur analisti i njohur Blendi Fevziu gjatë një interviste për “ABC News”, ndërsa komentoi deklaratën e bërë nga kandidati socialist për Tiranën pas votimit.

Ai e ka cilësuar atë si shkelje të heshtjes zgjedhore, nga ana e një kandidati, gjë që sipas tij, bie ndesh me ligjin elektoral.

E rëndësishme sipas Fevziut, tani është që votimi të vijojë normalisht.

“Ju lutem të gjithëve të mos rrinë pa votuar, se të mos votosh do thotë të mbështetës papunësinë dhe varfërinë. Të marrim hakun me votë për faturat, papunësinë. Dhe padrejtësitë.

Vota e ka bërë Tiranën që është sot dhe ajo do të bëjë Tiranën që duam nesër”, mësohet të ketë deklaruar Rama.

Ndërkaq, përfaqësuesit e LSI dhe PD në KQZ kanë reaguar lidhur me këtë fakt, duke pohuar se Rama ka bërë propagandë, pikërisht ditën e zgjedhjeve, ndaj meriton të gjobitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›