E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ Zgjedhjet deri tani me nje minimum problematikash

Procesi zgjedhor i “Lokaleve 2011”, është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe me një minimum problematikash.

Ky ka qenë vlerësimi zyrtar i bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lidhur me ecurinë e këtij procesi në rang vendi.

I komunikuar në daljen e parë publike të kreut të këtij institucioni, Arben Ristani, ky vlerësim pohon ndër të tjera se problem mbetet vetëm moshapja e disa qendrave të votimit.

“8 qendra votimi nuk kanë arritur të hapen. Ndërsa boja matrikuluese është një çështje e vjetër”, shtoi Ristani.

Sa i përket çështjes së pjesëmarrjes së votuesve, ai deklaroi se niveli i pjesëmarrjes në zgjedhje të qytetarëve në shkallë vendi, deri në orën 14. të mesditës së sotme ka arritur të jetë 21.89 %.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›