E Diel, 1 Nëntor 2026

Pal Dajci per ABC News Votimet mjaft te qeta proces i admirueshem

“Përgjithësisht, situata e votimeve në qarkun e Lëzhës është shumë e qetë, siç ka qenë gjatë gjithë këtij muaji të fushatës elektorale”.

Kështu e ka komentuar situatën e deritanishme në këtë qark, Pal Dajçi, gjatë një interviste në studion e “ABC News”.

Sipas tij, votimet po zhvillohen në një situatë mjaft të rregullt dhe se incidentet kanë qenë shumë të pakta.

“Po manifestohet një qetësi dhe një rregull që është për t’u admiruar”, tha Dajçi.

Nga ana tjetër, ai tha se kandidatët po tregojnë kulturë elektorale.

“Në rang qarku, deri në këto momente, pjesëmarrja në votime po shkon mbi 30 përqind”, shtoi Dajçi.

Në fund prefekti i Lezhës tha se është optimist për pjesëmarrjen në votime, duke thënë se ajo do të arrijë mbi 60 përqind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›