LSI: Kodi i Etikës, jo mbyllje ndaj medias
E kanë firmosur të gjithë anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe të gjithë duhet të respektojën etikën per të cilën kanë rënë dakord. Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili nuk e sheh si një mbyllje ndaj medias, siç po intepretohet, por një përpjekje për t’i dhënë seriozitet qeverisjes në mesazhet që përcjell.
Është një përgjigje edhe ndaj atyre që duan të bëjnë protagonistin pa vend
Dhe ndaj atyre që shkjonë përtej kompetencave të tyre, apo shfaqin raste të paaftësie në fushën që mbulojnë.
Por a e kufizon kryeministrin ky kod dhe mesazhet e tij publike si ai që ngjalli reagim të fortë në vend dhe Maqedoni, kur krahasoi etninë shqiptare shtetforumese atje dhe pakicën maqedonase në Shqipëri. Aleati në qeverisje kujdeset që përtej fjalëve të kryeministrit të lexojë dëshirën e tij të mirë
Diplomatike sjellja e LSI u dëshmua edhe karshi vendimit për heqjen e fotografisë së presidentit të Republikës, kur kreu i Kuvendit zgjodhi të respektoje Kushtetuën, por dhe të shkuarën historike të vendit, të paktën në zyrat e tij.