E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Kodi, peng i Berisha-Rama

TIRANE - Levizja Socialiste per Integrim vijon sulmet ndaj liderit socialist, Edi Rama. Shkak i akuzave kete here, jane vonesat ne hartimin e kodit zgjedhor. Sekretari i Marredhenieve me Publikun ne LSI, Luan Rama shprehu dje shqetesimin ne vonesat e pajustifikuara te realizimit ne kohe te kodit zgjedhor. "Procesi i hartimit dhe miratimit ne kohe te kodit zgjedhor, e pergatitja e gjithe infrastruktures qe do te mundesoje realizimin e nje procesi zgjedhor, te ndershem e te pakontestuar, kane mbetur peng i vonesave te qellimta te bashkepunimit korruptiv te lidershipit te PS-se me qeverine e zotit Berisha", akuzoi Rama. Sipas tij, ndonese reforma zgjedhore eshte nje nga detyrat kryesore qe duhej realizuar menjehere pas zgjedhjeve parlamentare te 3 korrikut 2005 ne kuader te integrimit, ende nuk behet asgje. Per LSI, papergjegjshmeria alarmante vjen nga dyshja korruptive PD-PS. "Ka vullnet per te mos bashkepunuar me aktoret e tjere politik, me trupat e specializuara sic eshte edhe KQZ, e perpjekje per te realizuar gjithcka me mungese te plote transparence dhe ne momentin e fundit, per ta vene Kuvendit perpara faktit te kryer", kritiko Rama. Ai theksoi se LSI nuk lekundet nga qendrimi i saj se reforma zgjedhore nuk mund te jete monopol. Sipas Luan Rames, kjo force politike eshte e bindur se reforma s'mund te jete monopol si monopolet e tjera korruptive te bashkepunimit te lidershipit te PS-se me PD-ne. "Ne kerkojme qe procesi te jete transparent, te jete institucional dhe ku te perfshihen te gjithe aktoret politik dhe elektoral, per te mberritur ne nje produkt konsensual dhe qe te garantoje nje proces zgjedhor korrekt, te ndershem, te pakontestuar dhe ne perputhje te plote me standardet demokratike si ne cdo vend tjeter te bashkesise euroatlantike", theksoi Rama. R.R.

Marredheniet PS-LSI

Perkeqesohen marredheniet PS-LSI. Ne nje kohe kur pas takimit nje jave me pare Rama-Meta, pritej te riniste dialogu mes dy forcave politike, situata permbyset serish. Nga selia e LSI-se, nuk rreshtin akuzat qe fajeson direkt kreun e selise roze, Edi Rama se eshte pergjegjes per situaten e krijuar, pasi ne saje te bashkepunimit me Berishen lejoi miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe zvarritjet ne kodin zgjedhor. Palet vazhdojne te jene te percara ne shume qendrime, nga strategjia qe do te ndjekin per rrezimin e qeverise, roli ne Parlament e deri tek procedurat elektorale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›