Leskaj: Kodi, PD po e bllokon
TIRANE - Asnje nga forcat politike nuk merr persiper fajin per vonesen ne realizimin e Kodit Zgjedhor. Nje dite pas ultimatumit te kreut te Komisionit Evropian ne vendin tone, Helmut Lohan, se Kodi duhet te jete gati te pakten brenda muajit nentor, Kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj vuri gishtin tek qeveria si pergjegjese per vonesat e deritanishme. Sipas Leskaj, mazhoranca duhet te angazhohet per perfundimin ne afat te reformes zgjedhore, pra te miratimit te kodit elektoral. "Berisha qe dje u ka kerkuar shqiptareve te votojne me karta identiteti. Kryeministri ka filluar fushaten elektorale, por perpara se te nise fushaten, duhet te garantoje procesin, perfundimin ne kohe te tij dhe e kam fjalen per reformen e Kodit dhe infrastrukturen gjithashtu", theksoi Leskaj. Sipas saj, nuk jane shqiptaret ata qe po pengojne votimin me karta, por eshte qeveria ajo qe duhet tu jape garanci per kohen kur ata do ti kene ne dore kartat, e nese do ti kene perpara zgjedhjeve. Kryetarja e grupit socialist, theksoi se votime te ndershme e sipas standardeve te kerkuara nuk mund te realizohen duke u kerkuar qeveria shqiptareve qe te votojne me karta identiteti, por duke jua garantuar ajo ato. "Vleresojme deklaraten dhe gjithe nxitjen dhe mbeshtetjen qe BE dhe partneret e tjere nderkombetare i kane dhene procesit te reformes elektorale ashtu si per gjithe reformat e tjera", theksoi Leskaj, e shqetesuar per fatin e reformes zgjedhore. Sipas vendimit te fundit te Kuvendit, te marre ne korrik te ketij viti, Komisioni i posacem per reformen zgjedhore duket te dale me nje ligj te ri zgjedhor brenda 30 shtatorit. Por kur kane mbetur dhe pese dite nga skadimi i afatit, komisioni nuk ka ecur aspak para me punen per hartimin e kodit te ri zgjedhor. Gjate tere ketij muaji, komisioni i drejtuar nga Ilir Rusmali dhe Fatmir Xhafaj ka zhvilluar vetem nje mbledhje ne te cilen ra dakord qe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te votohet me karta identiteti, jo me me pasaporta apo mjete te tjera identifikimi si certifikata apo patenta. Ne pritje te ecurise se prodhimit te kartave te identitetit, anetaret e komisionit kane menduar qe nese ato nuk realizohen plotesisht per te gjithe para zgjedhjeve, atehere pjesa tjeter te votoje me pasaporta. Komisioni ka ende pune ne percaktimin e rolit te KQZ-se, caktimin e anetareve te komisioneve zgjedhore, apo perberjen e koalicioneve e ndarjen e mandateve. Rozeta Rapushi