Kercenohet prefekti i Vlores dy te rinj tentuan ta rrihnin
Dy të rinj kanë tentuar të dhunojnë prefektin e Vlorës Eduart Veçani në zyrën e tij pas ofendimeve dhe kërcënimeve me jetë që i kishin bërë mëngjesin e sotëm gjatë rrugës nga shtëpia për në prefekturë. Konflikti mes dy të rinjve dhe prefektin është shmangur nga ndërhyrja e shefit të zjarrfikëseve të qytetit Ernest Pasha, i cili është përplasur vetë fizikisht me agresorët. Më pas viktimë e dhunës ka mbetur roja i ndërtesës së prefekturës. Vetë Prefekti Veçani, pas incidentit, ka bërë thirrje për intensifikimin e luftës kundër krimit.
“Punonjësi i prefekturës dhe objekti është sulmuar nga dy të rinj që ishin të interesuar për një procedurë rutinë që bëhet në prefekturën tonë. Ndërkohë, njëri prej tyre tentoi të godiste. Unë iu shmanga konfliktit duke hyrë në zyrë. Ata thyen xhamat, sulmuan punonjësit. Të gjithë punonjësve të rendit të drejtësisë, policisë u bëj thirrje të përforcojnë luftën kundër krimi. Është çasti që të luftojmë të gjithë kundër krimit”-tha Veçani.
Policia është njoftuar menjëherë nga punonjësit e Prefekturës. Blutë e Vlorës më pas kanë arrestuar e dy të rinjve të cilët janë Erjon dhe Ilir Limoshi përkatësisht 20 dhe 26 vjeç. Ata pritet që tani të përgjigjen për ushtrim dhune për shkak të detyrës, por edhe për dëmtim të pronës publike.
Festim Llanaj