E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Lufta antikorrupsion e qeverisë falimentoi

Lëvizja Socialiste për Integrim vlerësoi se largimet e njëpasnjëshme të drejtorëve të korruptuar siç është edhe rasti i atij të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, janë prova të zhytjes në korrupsion të qeverisë. "Duke e vendosur atë në konflikt të hapur me interesat e qytetarëve dhe të familjeve të tyre", u shpreh Filloreta Kodra. Sipas saj edhe lufta e Berishës ndaj medias së pavarur veçanërisht ndaj atyre që kanë denoncuar afera të mëdha korruptive qeveritare është një tjetër tregues shumë negativ i gjendjes kritike në të cilën ndodhet vendi gjatë kësaj qeverisjeje. Teksa konstatohet se vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë që favorizojnë monopolet në shumë fusha e ku më flagranti mbetet ai në fushën e karburanteve për naftën D2, qindra e qindra prokurime të drejtpërdrejta, si dhe realizimi në nivele të ulëta i investimeve publike për arsye të korrupsionit janë prova evidente që kjo qeveri tashmë është kapur për gryke nga ai. "Ndryshimet e vazhdueshme të zyrtarëve të korruptuar mbeten thjesht dhe vetëm një makijazh fiktiv që e provon korrupsionin dhe jo provë e luftës ndaj tij", u shpreh Kodra. LSI konstaton gjithashtu me shqetësim të thellë se për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit, qytetarët shqiptarë po ndiejnë çdo ditë e më tepër rritjen e varfërisë, si dhe mungesën pothuajse totale të shërbimeve që shteti duhet t‘ju sigurojë atyre. "Sondazhi më i fundit i ‘Transparency Internacional‘ e rendit Shqipërinë si vendin e tretë në botë për korrupsionin, është një dëshmi tjetër që provon falimentimin dhe demagogjinë e plotë të luftës kundër korrupsionit dhe premtimeve elektorale për zhdukjen e tij, duke shënuar në të njëjtën kohë edhe dështimin e objektivit kryesor politik të qeverisë "Berisha", atë të qeverisjes me duar të pastra", vijoi Kodra. LSI mendon se sondazhi provon luftën plotësisht të munguar dhe dështimin e plotë të qeverisë, si dhe dështimin e plotë të pseudo- strategjive që fillojnë nga telefonat e zyrave të Kryeministrisë e përfundojnë te ligji i spiunëve. D

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›