Platforma e Ramës për Orikumin: “Asgjë e re nga shtëpia e vjetër”
Dje, që po ktheheshim nga puna në rrugën e Orikumit ndeshëm ca makina dhe vetëm dy flamuj. Pyetëm se çfarë ka ngjarë dhe na thanë se po shkon Edi Rama në Orikum. Edi le të shkojë në Orikum, mirëpo çfarë do t’u thotë ai orikumasve, mendova.
Që ish-kryetari socialist B.K bëri ca kohë burg për tjetërsim pronash. Që Orikumi po bëhet gradualisht një qytet i madh. Pritet shpejt, sepse ka përfunduar unaza e Orikumit - një rrugë e asfaltuar që të shpie deri në breg të detit, që një ish-deputete socialiste ka kryer tjetërsim pronash e gjithfarë hyneresh socialistësh, si kudo. Zgjidhja e halleve të popullit me programin e Edit është “asgjë e re nga shtëpia e vjetër”.
Cila është sot perspektiva e Orikumit/Një grup investitorësh gjermanë vizitojnë qytetin turistik të Orikumit. Kryetari i bashkisë së Orikumit Kanan Braho në këtë takim me investitorë gjermanë të organizuar nga GTZ tha: “Keni ardhur në vendin me te bukur të vendit, në Orikum, keni ardhur ne vendin dhe kohen e duhur, pasi këtu keni edhe autoritetet vendore, edhe përfaqësues të biznesit. Keni ardhur në vendin e duhur, sepse Bashkia e Orikumit është më e pasura me resurset turistike dhe në kohën e duhur ne tashmë kemi përfunduar një studim turistik për një zonë 1000 ha, i ciil parashikon ndërtime hotelesh e resorte. Ky studim është në fazën finale dhe i është dorëzuar KRRTRSH-së, ku pritet të miratohet brenda muajit maj. Unë besoj se ju jeni të interesuar për këtë studim dhe për një prezantim të shkurtër të bashkisë së Orikumit. Miratimi i këtij studimido ta bëjë këtë zonë edhe më tërheqëse. Një grup biznesmenësh gjerman të GTZ-së në bashkëpunim me agjencitë turistike dhe një grup gazetarësh ishin të interesuar për resurset turistike të kësaj zone. Investitorët vizituan qytetin dhe panë bregdetin e kësaj zone turistike, e cila përfshihet ndër zonat perlë në bregdetin jugor të vendit.
Rama shpalli plaftormën “Asgjë e re nga shtëpia e vjetër”/Çfarë tha Rama për zhvillimin e turizmit. Një projekt i madh i BB për zhvillimin e turizmit ka filluar të funksionojë me kohë. Rruga e asfaltuar në qendër të tij, qendra e rregulluar, banesa me infrastrukturë moderne. Vetëm kësaj pamjeje dhe këtyre ndryshimeve u janë kundërvënë socialistët, që i nxisin në protesta, me bllokime rrugësh e postblloqesh. Ose që kërkojnë të paligjshmen t’u bëhet e ligjshme, se përndryshe kërcënojnë si dikur. O Zot, si nuk u ngopën njëherë me të paligjshmen këta burra e gra, këta ngatërrestarë. Rama shkoi në Orikum, lexoi çka i kishin përgatitur asaj që me mitomani quhet fjalim i “kryeministrit të ardhshëm të PS në opozitë”. Edi foli për prona dhe pronarë, bëri një lëmsh, herë duke ngatërruar pronat me pronarët dhe herë pronarët me pronat, herë duke ngatërruar hipotekat me kadastrat e herë çertifikatat me tapitë. E çfarë nuk bëri lëmsh kur tha se pronat do t’u jepen pronarëve sipas Ligjit 7501, pra pronat e lira, zbulimi i parë dhe sallata e rradhës elektorale duke treguar mosnjohjen e këtij problemi. Por ai u përkujdes që asnjëherë të mos i përmendë fajtorët e shpërdorimit me pronat, pasi dihet se ata i ka brenda çanakut të vet. Fajtorët, kryetarët socialistë të bashkive që kanë shpërdoruar e kanë nakatosur pronat në qytetin e Orikumit, as fjalën ligj në këtë kontekst të pronës ai nuk e përmendi, çka do të përkthehet se ligji socialist është ai që ka qenë në fuqi nga viti ’97-2005, pra vidh, mashtro e gënje fakir fukarenjtë. Në fund nxori edhe kokën e muhabetit, pra që të ndahemi nga kjo politikë e vjetruar tha, se duhet të votoni ndryshimin socialist që ka një program 1000 faqe, por ai mezi tha 100 fjalë. Pra të votonin Edin, sepse llava e ujqërve të vjetëruar ka mbetur tashmë pa ushqim. Kur pyeta një banor të Orikumit se si i qe dukur fjalimi i Edit, m’u përgjigj popullorçe: “Pordhi kali në derë të hanit”.
...