KQZ konstatoi tri kuti te parregullta
Tri kuti te verifikuara si te parregullta gjate rivleresimit te fleteve te votimit per Tiranen mbeten ende nje pjese e patrajtuar e vleresimit juridik te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve por edhe interesit direkt te partive politike te interesuara. Keshtu gjate procesit ne fjale kutite e qendres se votimit 1797 dhe QV-se 1800 jane verifikuar si te parregullta per pasoje te mosperputhjes se numrave te kodeve te sigurise ekzistuese me ato te pasqyruara ne procesverbalet e grupeve te numerimit respektiv. Po keshtu ne nje qender votimi eshte gjetur nje flete votimi e vulosur nga nje tjeter Komision i Qendres se Votimit po brenda se njejtes zone zgjedhore. Ne te tria rastet KQZ-ja ka bere perjashtimin e tyre nga vleresimi i fleteve te votimit duke i gjykuar si kuti me integritet te dyshimte dhe per pasoje te papranueshme ne kuader te procesit ne fjale. Ne te tria keto raste perfaqesuesit e PS-se kane kerkuar hetim administrativ nga KQZ-ja cka nuk eshte bere realitet. Ajo qe merr rendesi ne kete kuader eshte fakti se pretendimi i PS-se per shkelje procedurale nga ana e KQZ-se eshte tejkaluar deri ne falsifikim dhe manipulim akuza per te cilat selia roze do te depozitoje padi ne Prokurorine e Pergjithshme. Brenda kesaj rrezeje vleresimi dhe nisur nga diferenca e ngushte mes dy kandidateve opsioni i pavlefshmerise dhe mandej riperseritjes se zgjedhjeve ne rast konfirmimi te dyshimeve te PS-se me gjase behet i vetmi qe mund te vihet ne zbatim.