E Diel, 1 Nëntor 2026

Punishtja ilegale qe korri 2 viktima

ELBASAN- Punishtja e perpunimit te lendes djegese, sipas hetimeve te policise rezultonte e paregjistruar ne organet tatimore dhe per me teper ajo funksiononte larg normave te sigurise teknike. Per rrjedhoje, vete pronari i saj u shua se bashku me punonjesin e tij. Nje tragjedi tipike shqiptare, ku puna ne kushte artizanale, korr viktima te herepashershme.

Drejtoria e Policise se Qarkut Elbasan, komunikoi dje se e kishte proceduar penalisht te ndjerin Saimir Bena. Sipas policise rezulton se tre muaj me pare Bena eshte ndaluar dhe akuzuar per prodhim nafte ne menyre artizanale. Ne komunikaten zyrtare policia citon se, "me 4 prill 2008 Saimir Bena, eshte arrestuar ne flagrance nga sektori kunder krimit ekonomik dhe financiar per vepren penale te prodhimit dhe tregtimit te kunderligjshem te mallrave industriale". Policia vijon me tej se "ne momentin e arrestimit ne punishten e tij artizanale jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale rreth 50 mije litra solar dhe 5000 litra nenprodukte te tij (nafte)". Pas nje muaj hetim, nga masa e sigurise arrest me paraburgim, Bena eshte lene ne hetim ne gjendje te lire.

Nderkohe, burime familjare kane hedhur poshte deklarimet e policise. Sipas tyre, Saimiri ishte tregtar i ndershem qe blinte mazut me shumice dhe qe ia shiste subjekteve sipas kerkeses. Ata kane mohuar insinuatat e prodhimit te naftes me ane te perzierjeve te solarit me perberes te tjere. Nje i aferm i familjes u shpreh se i ndjeri punonte dite dhe nate per te nxjerre buken e gojes.

Sakaq, policia tha se per ngjarjen mendohet te jete nje pakujdesi e viktimave gjate procesit te punes ne kete firme qe perpunonte solarin. Sipas te dhenave te eksperteve, shperthimi ka qene aksidental, ndersa viktimat, ne castet fatale, ndodheshin fare prane vatres se zjarrit. Shperthimi ka qene tejet i fuqishem aq sa ka shkaterruar plotesisht depoziten dhe catine e punishtes. Flaka dhe zjarri kane hedhur disa metra larg hekura dhe tuba, madje lengu ne forme shiu ka rene deri ne 200 m larg punishtes.

Ne vendngjarje kane arritur ekspertet dhe grupi hetimor. Nga te dhenat paraprake keto struktura kane arritur ne konkluzionin se shperthimi ka ndodhur si pasoje e ngrohjes me zjarr te mazutit me perberes te tjere. Ekspertet kane marre kampione te lendeve te gjetura ne punishte te cilat do t'i nenshtrohen ekzaminimeve te metejshme. Hetimet per momentin po kryhen nga Prokuroria e Elbasanit dhe po verifikohen hollesisht, te dhenat per shkaqet dhe rrethanat e aksidentit te ndodhur ne mjediset e punishtes qe u shkaterrua nga shperthimi tragjik.

Fakti trondites

Gjate ketij viti kane ndodhur disa shperthime ne zonen industriale te Elbasanit. Ne muajin janar si pasoje e shperthimit te furres me induksion te Kurum gjeten vdekjen dy metalurge dhe u plagosen disa te tjere. Disa muaj me pas dy metalurge u plagosen si pasoje e shperthimit te tubave te solarit. Pas gjithe ketyre ngjarjeve instancat pergjegjese u betuan per sanksione dhe zbatim te ligjit per respektimin e sigurise dhe kushteve teknike ne pune. Por ne te gjitha rastet puna ka rifilluar normalisht dhe ata qe bertiten me shume, jane bere me te urte!

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›