E Diel, 1 Nëntor 2026

"Loje" fjalesh per nje helikopter

ELBASAN- Perpjekjet per te shpetuar jeten e te demtuarve nga shperthimi ne zonen e metalurgjikut te Elbasanit kane deshtuar, pasi nje prej tyre ka gjetur vdekjen pak ore pasi ka mberritur ne kryeqytet, kurse tjetri po lufton per mbijetese ne Spitalin Ushtarak. Kaosi i krijuar nga shperthimi duket se ka vene ne pozite te veshtire edhe personelin mjekesor. Burime nga spitali i Elbasanit thane se eshte kerkuar edhe nje helikopter nga Ministria e Shendetesise, por qe nuk eshte vene ne dispozicion dhe per kete shkak te plagosurit jane derguar me ambulance per ne Tirane. Drejtoria e spitalit te Elbasanit deklaroi dje e dyzuar se kishte bere perpjekjet maksimale duke i ardhur ne ndihme ne kohe rekord te demtuarve nepermjet stafit te mjekeve dhe mjeteve te saj. Ndersa zedhenesja e Ministrise se Shendetesise deklaroi se sektorit qe merret me emergjencat nuk i eshte kerkuar nje helikopter nga spitali i Elbasanit. "I vetmi mjet fluturues eshte kerkuar nga spitali i Korces dhe eshte vene ne dispozicion", ishte shpjegimi zyrtar. Spitali i Elbasanit ka kerkuar ndihme rreth ores 04:30 te mengjesit. Lidhur me ceshtjen e transportit te pacienteve me helikopter, ka reaguar menjehere drejtoria e spitaleve. Zedhenesi i qendres spitalore, Aldo Kozarja, u shpreh se stafi mjekesor ka tentuar te lidhet me strukturat e pergjegjese ne Tirane, por nje gje e tille ka qene e pamundur. Ne keto kushte, me interesimin personal te drejtorit te spitaleve Luan Tabaku, eshte mundesuar transporti i shpejte i pacienteve me dy nga autoambulancat me te mira te qendres spitalore. "Sapo u njoftuam per ngjarjen, drejtori i spitaleve Luan Tabaku kerkoi angazhim te personelit dhe stafit mjekesor. Ne dispozicion jane vene medikamente dhe ilacet e nevojshme. Por gjendja e pacienteve ka qene teper e rende", tha zedhenesi Kozarja.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›