E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Opozita kundër interesave kombëtare, po nxin padrejtësisht situatën në vend Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, deklaroi sot se vendi nuk ka qenë kurrë më parë kaq afër një ngjarje të shumëpritur nga gjithë shqiptarët: lëvizjes së lirë në hapësirën evropiane, që do t’i bëjë ata të ndjejnë e të prekin realisht Evropën. Përmes një deklarate për shtyp, Haxhinasto tha se partnerët tanë më të afërt, në rajon e përtej tij, janë avokatët tanë dhe po na mbështesin si asnjë herë tjetër që Shqipëria të bëhet sa më parë anëtare e BE. “Është për të ardhur keq që kundër kësaj rryme e këtyre objektivave mbarëshqiptare vepron sot opozita, e cila ka zgjedhur pengimin e këtij procesi integrues, në vend që ta mbështesë atë, po nxin padrejtësisht situatën në vend, në vend që të kontribuojë për përmirësimin e saj”, deklaroi nënkryetari i LSI.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›