Goditet Salihaj

Lajmi kryesor nga politika lokale në komunën e Ferizajt ka të bëjë me eliminimin e Adem Salihajt nga strukturat më të larta të partisë, Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nënkryetar i së cilës është ai.
Kjo ka ndodhur të shtunën në Konventën e Dytë të dardanëve në Prishtinë, kur është votuar për Këshillin Kombëtar të partisë pa praninë e medieve.
Burime nga LDD’ja thonë se i pakënaqur me mospërfshirjen në Këshillin Kombëtar të partisë, Salihaj ka dalë në foltore dhe ka akuzuar ashpër organet udhëheqëse të partisë.
Ai fill pas kësaj, në mënyrë protestuese, ka braktisur tubimin e dardanëve.
Për më keq, në Këshillin Kombëtar të LDD’së nga Ferizaj janë zgjedhur kundërshtarët e Salihajt, të cilët ka kohë që zhvillojnë një luftë të ashpër në kuadër të Degës së LDD’së.
Kështu nga Ferizaj janë zgjedhur Nënkryetari i Degës së LDD’së, Sahit Krasniqi, i cili ka kohë që ka formuar një grup kundër Salihajt, deputetja e Parlamentit të Kosovës, Synavere Rysha, Sami Musliu, që të dy pjesë e grupit të Krasniqit dhe Kryetari i Degës së LDD’së, Milazim Haliti.
Burime nga LDD’ja thonë se Haliti nuk është pajtuar me mospërfshirjen e Salihajt në Këshillin Kombëtar, gjë që e ka thënë në kuadër të zhvillimit të Konventës, por që nuk e ka përkrahur Salihajn për ta braktisur tubimin.
I pyetur për këtë, Kryetari i Degës së LDD’së në Ferizaj, Milazim Haliti, nuk ka pasur ndonjë koment, por ka thënë se i vjen keq për këtë që i ka ndodhur Salihajt.
“Më ka ardhur keq, sepse Salihaj ishte njëri nga themeluesit edhe të LDK’së, edhe të LDD’së”, ka thënë Haliti. I pyetur se si do të reflektojë kjo në Degën e partisë, Haliti ka thënë: “Nuk e di. Nuk kam ide. Të shohim në ditët ë vazhdim”.
Për dallim nga Kryetari Haliti, Nënkryetari i Degës së LDD’së, Sahit Krasniqi ka thënë shkurt dhe pa ekuivoke:
“E ka merituar”.
I pyetur se si do të reflektohet kjo në kuadër të Degës, Krasniqi ka thënë se Salihaj mbetet pjesë e Kryesisë së Degës.
“Salihaj është anëtar i Kryesisë së Degës, por e di se kryetar i Degës askush nuk mund të vijë pa pëlqimin e liderit të partisë, përkatësisht akademik Nexhat Dacit. Kjo gjë është e theksuar edhe në statut të partisë”.
Adem Salihaj, Kryetar disavjeçar i Degës së LDK’së në Ferizaj, Kryetar i Komunës së Ferizajt dhe ish-Zëvendëskryeministër i Kosovës, aktualisht deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, sipas burimeve mirë të informuara në Konventën e LDD’së, ka marrë goditjen e fundit politike.
Ndryshe, dardanët në Ferizaj vazhdojnë të jenë bastion i kësaj partie, përkundër faktit që kanë pësuar rënie në zgjedhjet e fundit. Ata vazhdojnë ta bëjnë partinë opozitare numër një në Ferizaj.
Të hënën, Expressi ka provuar disa herë që të marrë një prononcim nga Adem Salihaj, por kjo ka qenë e pamundur.