Habia zgjedhore

Partia e Ramush Haradinaj nuk është ndarë e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Istog, ku u rendit e treta, pas Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike.
Pritjet e zyrtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë qenë se do të fitojnë këtë garë pa pasur fare nevojë për balotazh.
Kështu thoshin hulumtimet e AAK’së pak ditë para zgjedhjeve.
Këtë edhe e besonin zyrtarët e kësaj partie.
Por këto dolën të ishin hulumtime të pasakta.
Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga KQZ’ja, kandidati i LDK’së ka fituar 7338 vota ose 49.7 për qind, kandidati i PDK’së ka marrë 3189 vota ose 21.6 për qind, derisa kandidati i AAK’së ka dalë i treti me 3170 vota ose 21.5 për qind. Votat e tjera kanë shkuar për kandidatët e LDD’së dhe AKR’së, të cilët vazhduan me rënie të elektoratit.
Këto rezultate i kanë befasuar zyrtarët e AAK’së.
Deputeti Haki Shatri, vëllai i kandidatit të AAK’së për Kryetar të Istogut, Muhamet Shatri, thotë se vetëm pas disa ditësh do të dihen arsyet e vërteta të humbjes.
“Kemi menduar, kemi pritur dhe kemi punuar që të mbërrijmë deri te një rezultat i mirë. Të shohim se çka është në pyetje dhe të analizojmë se a kemi pasur ne dobësi apo kandidati dhe të shohim çka ka ndodhur”, thotë Haki Shatri i AAK’së.
“Pritjet dhe sondazhet kanë qenë ashtu. Ende nuk e kemi bërë analizë me pa pse elektorati jonë nuk tregoi rezultat”, shtoi ai, të hënën, në një prononcim për Express.
Haki Shatri kishte shtyrë vëllanë të largohej nga LDK’ja dhe të kandidonte nën flamurin e AAK’së. Por, ata nuk munden të marrin vota nga elektorati i partisë së dikurshme, LDK’së.
“Ky rezultat është i çuditshëm. Nuk po mund ta kuptoj as vetë”, ka thënë Shatri.
Këshilltari i Liderit të AAK’së për Pushtet Lokal, Besnik Tahiri thotë se pas këtij rezultati, partia e tij do të shohë se ku ishin lëshimet.
“Ky është një moment që AAK’ja do të reflektojë, do të bëjmë një analizë të thellë në mënyrë që t’i shohim këto situata dhe do të vazhdojmë të përgatitemi për zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai.
Sipas tij, fotografia e krijuar pas problemeve në ditën e votimit, duket se i ka dhënë drejtim procesit zgjedhor.
Edhe deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi thotë se do të përpilohet një raport pas rezultateve zhgënjyese në Istog
“Ende nuk kemi mbërritur me ba ndonjë analizë”, ka thënë Kadaj-Bujupi, e cila kishte refuzuar t’i hynte garës zgjedhore për kreun e Komunës së Istogut, megjithëse kishte pasur ofertë konkrete.