E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarja e zhdukur naten e Vitit te Ri i shoqi italian zbardh krimin E vrava une

/ /

Ai u arrestua dje nga policia italiane me akuzen e vrasjes se Rajmonda Zefit 30 vjece duke u fajesuar edhe per fshehjen e kufomes se saj per me se nente dite. Policia ka pasur dyshime tek bashkeshorti i gruas shqiptare qe prej 3 janarit 2010 kur me kater dite vonese ai u paraqit ne stacionin e karabinierise dhe denoncoi zhdukjen e se shoqes. Hetuesit fillimisht kishin sekuestruar makinen e ciftit nje Citroen ndersa dje gjate nje kontrolli gjeten gjurme gjaku ne kete automjet. Menjehere ata u kthyen ne banesen ku jetonte cifti ne Viareggio. Kontrolli ne shtepine ku kishte jetuar gruaja shqiptare deri ne naten e nderrimit te viteve zbuloi gjurme te tjera gjaku ne shkalle. Kaq mjaftoi qe shtetasi Francesco Quinci te shoqerohej ne polici ne oret e mbremjes. Ai iu nenshtrua seancave te gjata te marrjes ne pyetje ne kuesture ku fillimisht pranoi se ka pasur kontradikta me gruan. Italiani 36-vjecar pranoi me pas se diten e ngjarjes me 31 dhjetor si pasoje e nje konflikti Rajmonda Zefi ka dashur te largohej nga shtepia duke i thene te shoqit se nuk do te kthehej. U perpoqa ta ndaloja nuk e njoftova policine sepse e dija se ajo nuk do te bindej te qendronte ka thene italiani i arrestuar per vrasjen. Kur eshte pyetur per gjurmet e gjakut ne banese ai ka thene se Rajmonda Zefi ishte rrezuar ndersa ai po perpiqej ta mbante kur 30-vjecarja tentoi largimin nga banesa ku ndodheshin dhe dy femijet njeri 3 dhe tjetri 8 vjec. Por pasi i eshte thene se ishin gjetur gjurme gjaku edhe ne makine i akuzuari ka shtangur. Ai ka pranuar se e kishte vrare gruan e tij dhe kufomen e saj e kishte groposur ne pyll pasi i kishte djegur rrobat. Pas marrjes se deshmise nga autori i vrasjes bazuar ne pershkrimet e tij policia ka gjetur trupin e pajete te Rajmonda Zefit dje ne mengjes ne nje pyll ne komunen e Stazzema-s. Mjeket ligjore kane thene se kufoma e gruas ishte hedhur nga nje shkemb te pakten 20 metra i larte duke rene ne disa shkurre.

Viktima ish-balerine

Sipas hetuesve te policise gruaja shqiptare Rajmonda Zefi ka pasur konflikte te vazhdueshme me te shoqin per shkak se kohet e fundit ishte angazhuar ne nje kompani eventesh. Naten e Vitit te Ri ajo ka pasur nje telefonate nga shoke dhe kolege te saj qe i kane kerkuar organizimin e nje feste. Kjo telefonate rreth ores 0930 nuk eshte pritur mire nga bashkeshorti i cili ka nisur ti kerkoje llogari se shoqes duke hyre ne konfliktin qe coi me pas ne vrasjen e saj.

Vrasesi festoi pasi hodhi kufomen ne pyll

Pas pranimit te krimit nga shtetasi italian Francesco Quinci policia ka marre ne pyetje disa banore te zones. Dy fqinje te ciftit i kane thene policise se kane degjuar britmat e gruas brenda baneses naten e krimit. Nderkohe sic ka pranuar edhe vete i dyshuari pasi kishte hedhur trupin ne pyll italiani 36-vjecar kishte humbur rrugen ne kthim edhe si pasoje e tronditjes. Ai kishte pyetur nje banor te zones aty prane per te gjetur rrugen e kthimit. Ky banor i konfirmoi policise se me 31 dhjetor 2010 kishte takuar nje person qe e kishte pyetur per rrugen. Nderkohe sic ka deshmuar ne rrefimin e tij dhene ne polici shtetasi Francesco Quinci ka thene se pasi ishte kthyer ne banese ai kishte festuar naten e nderrimit te viteve krejt normalisht per ti thene policise tri dite me pas se ishte tronditur nga largimi i gruas me te cilen ishte shume i lidhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›