E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha, raport me shkrim per Gerdecin

Oli Xhilaga

Partia Socialiste nuk heq dore nga kerkesa e saj per nje raportim te detajuar nga Kryeministri Sali Berisha, lidhur me tragjedine e Gerdecit. Nje fakt i tille eshte bere dje i ditur nga nenkryetari i Grupit kuvendor te PS-se, Erion Brace, i cili, gjate nje komunikimi me mediat, beri me dije disa fakte, mbi te cilat Prokuroria i ka me se te mjaftueshme per te nisur hetimin mbi pergjegjesit e kesaj tragjedie. Ne kete menyre, sipas ligjvenesve socialiste, pergjegjes nuk eshte vetem kreu i ekzekutivit, apo dhe qeveria e tij, por njekohesisht dhe vete kreu i shtetit, pasi dhe ky i fundit ka qene ne dijeni per perqendrimin e nje sasie aq te madhe municioni ne Gerdec. "Ka kryer e pranuar shperdorimin e detyres, si veper penale, te konsumuar prej tij ne disa muaj te drejtimit te qeverise se tij. Ai nuk eshte sot nje i mbijetuar politik i regjimit komunist, por edhe nje i mbijetuar i krimit shteteror te Gerdecit", u shpreh Brace, duke akuzuar ne kete menyre ne menyre te drejtperdrejte Kryeministrin Berisha. Por, ne vijim te ketij qendrimi, Brace vleresoi se Kryeministri i vendit nuk eshte i vetmi person pergjegjes ne kete histori, ashtu si qeveria e tij nuk eshte i vetmi institucion pergjegjes per kete krim shteteror te kryer ne Gerdec. "Sipas dokumenteve, dhe Presidenti i Republikes ka qene ne dijeni nje here ne dy dite, per perqendrimin e madh te municioneve ne repartin ushtarak te Gerdecit", shtrin akuzen Brace. Madje, ne kete liste te te akuzuarve si pergjegjes se tragjedise se Gerdecit, deputeti socialist radhiti dhe parlamentin e Shqiperise, i cili, sipas tij, eshte i perfshire deri ne gryke ne kete krim. Gjithashtu, ndalur ne kerkesen e Grupit parlamentar te PS-se, per nje seance te posacme, ku kerkohet raportim me shkrim per pergjegjesite dhe masat e marra, ne raport me pergjegjesite per krimin e rende shteteror te Gerdecit, me Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, Brace theksoi se "ne nuk kemi hequr dore nga kjo seance. Ne kerkojme me force nga Kryetarja e Kuvendit dhe Kryesia e Kuvendit kryerjen sa me pare te ketij raportimi dhe natyrisht te cdo ballafaqimi me Kryeministrin e vendit". Njekohesisht, po ne kete linje, socialisti Brace nenvizoi faktin se Kryeministri Sali Berisha nuk duhet t'i beje bisht ketij raportimi, pavaresisht pergjegjesive te renda administrative, dhe pergjegjesive po te renda penale qe ka mbi vete. "E gjitha kjo eshte e domosdoshme kur Kryeministri yne pranon me vetedije, boterisht moskryerjen e detyres, ne rolin e zyrtarit qe ka shperdoruar detyren me mosveprimin e tij dhe me pas thote nje liber genjeshtrash per te shmangur veten dhe qeverine e tij nga hetimi penal per krimin e vrasjes se 25 shqiptareve dhe plagosjen e 300 te tjereve", tha nenkryetari i Grupit te PS.

Brace: Berisha kishte dijeni per trafikun e armeve

Socialistet kane vijuar dhe dje akuzat e tyre ndaj Kryeministrit Sali Berisha, duke e cilesuar si pergjegjesin kryesore per tragjedine e 15 marsit. "Kryeministri Berisha ka pasur dijeni te plote per trafikun marramendes, kriminal me demontimin e predhave dhe tregtine e fishekeve, por nuk ka bere asgje ne permbushje te detyres se tij kushtetuese, duke kryer krim", vuri ne dukje nenkryetari i Grupit parlamentar te PS-se, Erion Brace. Sipas tij, me date 12 shkurt 2008, Kryeministri ka marre nje informacion me shkrim, minimalisht per 166 tone municione te dorezuara ne bazen e Gerdecit. "Zyrtarisht korrespondenca dorezohet ne Protokollin e Keshillit te Ministrave ose te oficeret qe kryejne kete sherbim ne KM, qe jane oficere besoj te Gardes se Republikes", u shpreh Brace.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›