Rama: Do te luajme rol percaktues per reformat
Partia Socialiste do te vijoje te kete nje rol percaktues per reformat qe kerkojne konsensuse te gjera! Ky ishte mesazhi i percjelle dje nga kryetari i PS-se, Edi Rama gjate procesit te konsultimit "Me Dyer te Hapura", organizuar nga Fondacioni "Qemal Stafa", i drejtuar nga Saimir Tahiri. Keshtu, eksperte, analiste dhe profesioniste te pavarur ishin pjese e tryezes se organizuar nga ky fondacion me teme "Anetaresimi ne NATO- Sfida dhe mundesi". Ne kete menyre, referuar pikerisht kesaj teme kreu socialist Rama vleresoi faktin se "klasa politike pas marrjes se fteses ka nje pergjegjesi shume te madhe". Sipas tij, kjo ftese qe e vonuar per shkak te problemeve qe kane shoqeruar politiken pergjate 17 viteve. "Problemet qe prej 17 vjetesh vazhdojne te mbeten te pazgjidhura dhe qe e bejne shtetin nje ngrehine ende tejet problematike per te perballuar sfidat e jashtezakonshme qe sjell ne menyre te vecante per klasen politike kjo ftese per anetaresim. Politika e vjeter e se shkuares ka bere qe kjo ftese te vonoje 16 vjet, nderkohe qe Shqiperia hapin e pare e beri ne vitin 1992", u shpreh Rama gjate fjales se tij. Gjithashtu, duke garantuar bashkepunim me te gjithe faktoret per realizimin e plote te reformave, Rama nenvizoi se "do te vazhdojme te luajme nje rol percaktues dhe te patjetersueshem per te gjitha ato reforma qe i duhen vendit per te ngritur nje shtet funksional dhe per te pasur nje demokraci funksionale. Keto jane reforma qe kerkojne konsensuse te gjera, per te cilat ne jemi te gatshem pa asnje kompleks dhe pa asnje tundim". Nderkohe qe drejtori Ekzekutiv i Fondacionit "Qemal Stafa", Saimir Tahiri vleresoi faktin se "ftesa per anetaresimin e Shqiperise ne NATO pritet te ndikoje edhe ne procesin e anetaresimit ne BE". Nga ana e tij, i ftuar ne kete tryeze, analisti Skender Minxhozi pershendeti bashkepunimin pozite-opozite per reformat integruese te vendit. Sipas tij, ky bashkepunim eshte nje mesim qe vjen edhe nga organizata me e madhe e sigurise ne bote, ku sapo jemi ftuar te anetaresohemi.
O.Xhilaga
O.Xhilaga