Koci: Rama, distancohu nga fenomeni "Delijorgji"
Levizja Institucionale Socialiste vijon akuzat e saj ndaj lidershipit te selise roze. Keshtu, gjate takimit me perfaqesues te saj ne qytetin verior te Shkodres, kjo levizje ka akuzuar serish kapjen e PS-se nga fenomeni "Delijorgji". Njekohesisht, ne takim u denoncua korrupsioni politik i lidershipit te PS ne raport me ngjarjen tragjike te Gerdecit. "Te cifti Rama-Berisha ka gjetur tenxherja kapakun! Ne kete cift tenxherja eshte "politika e vjeter", ndersa kapaku "politika e re", vuri ne dukje drejtuesi i kesaj levizjeje, Petro Koci. Sipas tij, kryetari i PS-se, Edi Rama dhe Kryeministri Sali Berisha duan ta kthejne sistemin nga demokraci parlamentare ne demokraci kryeministrore. Nderkohe qe socialisti Koci nuk ka harruar qe dhe gjate ketij takimi te beje me dije per lidhjet mes PS-se dhe Delijorgjit. "Politika e re, teorikisht eshte vetem nje dogme e praktikisht, shesh ndertimi per Delijorgjin e kompani. Reforma me PD-ne, ne socialistet mund te bejme vetem nese largohet Sali Berisha, si kryefajtori i tragjedise se Gerdecit! Socialistet kane nevoje per nje projekt te ri politik", nenvizoi Koci gjate fjales se tij. Po keshtu, dhe vete pjesemarresit ne kete takim vune ne dukje pikerisht lidhjet e Rames dhe te disa drejtuesve te tjere te PS-se me Delijorgjin dhe kapjen e PS nga fenomeni "Delijorgji".
O.XH
O.XH