Muhedini: Mandati i PDI, jo kontribut i PR
Denis Dedej
Formimi i kabinetit te ri qeveritar sjell dhe perplasjet e radhes brenda koalicionit Aleanca per Ndryshim. Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Tahir Muhedini, i eshte kunderpergjigjur dje deklaratave te republikaneve se i kane dhene koalicionit 4 mandate, ku nje prej tyre eshte dhe ai i cameve, duke thene, se mandati i fituar nga PDI, nuk ka lidhje me kontributin republikan. "Ne nuk kemi bere fushate si forcat e tjera politike per te marre vota ne cdo qytet dhe cdo qark. Ne jemi e vetmja force politike qe ne cdo qark u kemi bere thirrje elektoratit qe te votojne Partine Demokratike", u shpreh lideri i partise came. Sipas tij, ata kane luftuar fort vetem ne qarkun e Vlores dhe te Fierit. Gjithashtu, Partia per Drejtesi dhe Integrim do te nise negociatat me Partine Demokratike per te kerkuar perfaqesimin ne Qeverine e re. Perfaqesuesi i komunitetit cam, gjate nje interviste televizive, pas sigurimit te nje vendi ne parlamentin e ri, ne qarkun e Vlores, kerkon perfaqesim ne qeveri me nje post ministror. Synimi i ketij posti do t'i behet i ditur dhe do t'i kerkohet kryeministrit Sali Berisha, njeheresh kryetar i Partise Demokratike, me fillimin e negociatave. Sipas kryetarit te PDI, jane parti te tjera te cilat jane ne koalicionin Aleanca per Ndryshim, te cilat nuk jane perfaqesuar ne parlament dhe kerkojne perfaqesim ne qeveri, ndersa partia e tij pretendon nje dikaster. "Partite pa mandate do te marrin poste te nje rangu me te ulet se sa ministrite kurse ne qe kemi mandate pretendojme qe te kemi nje dikaster dhe me te do te tregojme edhe vleren e elektoratit tone", ben te ditur Tahir Muhedini. Ai e konsideron si shume te rendesishem dhe te domosdoshem qe Partia Drejtesi dhe Integrim te kete nje post ne kabinetin e ri qeveritar. Per kete gje, kreu i PDI sqaron se jane disa ministri qe jane perzgjedhur per t'i drejtuar, por per momentin nuk mund te behet asgje e ditur pa u konsultuar me pare me kreun e koalicionit. "Jane disa ministri qe ne kemi piketuar, por nuk mund te deklarojme asnjeren prej tyre pa biseduar me pare me Berishen", sqaron Muhedini. Me afrimin e dates se krijimit te qeverises se re, kane nisur te shfaqen pretendime te ndryshme nga aleatet e Partise Demokratike. Megjithese nuk jane te perfaqesuar ne parlament, keto parti kerkojne per kontributin e tyre qe kane dhene ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, perfaqesim ne rangje te ndryshme te ekzekutivit. Pavaresisht se asnje qeveri deri tani nuk ka mundur t'i jape zgjidhje ceshtjes came, kryetari Muhedini, premton presion ndaj qeverise per zgjidhjen e ketij problemi historik. I pyetur per Kodin Zgjedhor, ai mbeshtet opinionin e partive te tjera te vogla se duhet t'i nenshtrohet ndryshimeve. Partia per Drejtesi dhe Integrim perfaqesohet per here te pare ne parlament.