E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: PS, sulme të paprincipta ndaj ekonomisë së vendit, synon të cenojë mirëqenien e shqiptarëve

Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi dje lidhur me akuzat e përditësuara tashmë të Partisë Socialiste dhe eksponentëve të opozitës, ndaj sektorëve të ekonomisë dhe stabilitetit markoekonomik. Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit çela, u shpreh se Edi Rama po implementon një politikë bllokuese dhe tejet të rrezikshme për sektorët e rëndësishëm ekonomikë, në një kohë kur ekonomia shqiptare është në rritje të vazhdueshme dhe kjo e konfirmuar edhe së fundmi nga rritja e pagave dhe pensioneve, si asnjë vend tjetër në botë. Sipas tij, tendencat e Ramës janë që të verë në diskutim sigurinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. “Përpjekjet e Partisë Socialiste për të përkeqësuar situatën ekonomike të vendit, për të përhapur panik, duke sulmuar investitorët e huaj, duke sulmuar besueshmërinë e sistemit bankar, besueshmëri e konfirmuar nga të gjithë partnerët ndërkombëtar, tregon në fakt një politik të paprinciptë, e cila nuk synon thjesht të dëmtojë qeverinë, por ajo që është më e rënda, synon të cenojë sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë shqiptarëve”- u shpreh çela.
Zyrtari i LSI-së konstatoi se në vend që PS të luajë rolin që i takon si opozitë parlamentare, trillon dhe shpif në mënyrë të paskrupullt situatën pozitive të ekonomisë së vendit. Ai vuri në dukje se pavarësisht efekteve të recensionit global, Shqipëria treguar qëndrueshmëri të theksuar ekonomike, ndërkohë që progresi parashikohet të jetë evident edhe për vitin në vijim. “Në vend që Partia Socialiste, si shumë opozita të përgjegjshme në vende të tjera, në këto momente tejet të ndjeshme për shkak të krizës botërore, të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive për të përmirësuar më tej situatën ekonomike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, përkundrazi ndjek një politikë destruktive, bllokuese dhe tejet të rrezikshme për stabilitetin ekonomik. Pavarësisht nga vështirësitë e imponuara, si rrjedhojë e rrethanave globale, Shqipëria ka treguar qëndrueshmëri dhe stabilitet ekonomik, ku sigurisht që pritet progres i vazhdueshëm”- deklaroi më tej, sekretari për marrëdhëniet me publikun në LSI, Ardit çela. LSI fton publikisht Partinë Socialiste të ndryshojë sjellje, të heqë dorë nga qëndrimet dhe sulmet e papërgjegjshme, të paraqesë alternativa konstruktive për qeverisjen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuojë pozitivisht për ekonominë e shqiptarëve. Partia Socialiste ka ingranuar të gjithë arsenalin e mashtrimeve për të përbaltur ekononominë dhe përmirësimin e mirëqenies së shqiptarëve. Kjo për faktin se politika ditore e opozitës është aq shterpë sa nuk vlen të llogaritet nisur nga mungesa e koherencës me zhvillimet reale në vend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›