Ambasadorët joambasadorë
Aforizma e vjetër diplomatike që po të duash të shkatërrosh marrëdhëniet me një shtet, mjafton të dërgosh një ambasador të papërshtatshëm, duhet ta ketë origjinën e vet në Ballkan. Sepse vetëm në Ballkan mund të gjesh, jo vetëm në kronikat historike, por edhe në kronikat e përditshme, ambasadorë që dërgohen për të mos qenë ambasadorë. Një shembull ekzemplar dha më 29 korrik ambasadori i ri i Maqedonisë në NATO, Martin Trenevski, i cili, në komisionin e jashtëm të parlamentit maqedonas paraqiti platformën e punës së tij të ardhme si ambasador i vendit të vet në Aleancën Atlantike. Platforma, programi, tezat e ambasadorit të ri maqedonas në NATO, në politesën më të butë diplomatike mund të klasifikohen si një kundërvënie ndaj orientimit të shpallur zyrtar të Maqedonisë për t’u bërë anëtare e Aleancës Atlantike.
Ambasadori nuk hezitoi të parashtronte një profil anti-NATO të vetes së tij, gjë që natyrisht dëshmon një nonsens diplomatik dhe shtetëror të dërgosh ambasador një njeri me një vokacion jo miqësor ndaj NATO-s. “NATO është në krizë serioze dhe në NATO nuk lulëzojnë trëndafilat as në planin gjeostrategjik dhe as në planin ushtarak”, - tha ambasadori në komisionin e jashtëm të parlamentit. Duke qenë se ambasadori shkon në komisionin e jashtëm si i zgjedhur dhe si përfaqësues i vijës së qeverisë në marrëdhëniet me Aleancën Atlantike, natyrshëm mund të lindin pyetjet se përse shkon ai njeri në postin e ambasadorit në NATO dhe përse qeveria ka vendosur të dërgojë pikërisht atë.
Nëse ambasadori si përfaqësues i presidentit, i kryeministrit dhe i ministrit të jashtëm, ka bindjen se NATO është në një krizë serioze dhe ka dështuar në planin gjeostrategjik dhe ushtarak, kjo do të thotë se udhëheqja e sotme në Shkup ka të njëjtën bindje dhe vlerësim. Duke dalë me këtë tezë, me sa duket qeveria synon të justifikohet para opinionit të brendshëm të vendit, qoftë ai maqedonas, qoftë ai shqiptar, të cilët e kanë rritur presionin mbi qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruevski, për të gjetur mënyrat dhe rrugët e anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO. Qeveria e kryeministrit Gruevski synon të justifikohet përpara opinionit vendas se nuk ka përse të kërkohet me insistim që të hyhet në një organizatë, e cila është në krizë serioze dhe ka dështuar në planin gjeostrategjik dhe ushtarak.
Me këtë platformë të politikës së jashtme dhe të diplomacisë maqedonase ndaj NATO-s, shfaqet jo thjesht një kritikë e rreptë jonormale ndaj veprimtarisë dhe ekzistencës së organizatës atlantike, por shkallëzohet antiatlantizmi, duke kërkuar që i gjithë faji për mosanëtarësimin e Maqedonisë në NATO t’i ngarkohet NATO-s.
Ambasadori i ri i Maqedonisë në NATO sulmoi hapur parimin themelor të funksionimit demokratik të NATO-s, atë të konsensusit dhe të solidaritetit. “Vendimi i NATO-s që të mos i japë ftesë për anëtarësim Maqedonisë në samitin e Bukureshtit, (prill 2008), ka dëmtuar seriozisht reputacionin e NATO-s. Vendimet e samitit të Bukureshtit mbi Maqedoninë, të bazuara në parimet e konsensusit dhe të solidaritetit, janë absurde”, deklaroi ambasadori, i cili pret të marrë kredencialet nga NATO.
Që dy vjet pas samitit atlantik të Bukureshtit, (ku mori ftesë për anëtarësim Shqipëria dhe Kroacia, ndërsa Maqedonia u la jashtë për shkak të moszgjidhjes së konflikt me Greqinë për emrin), ambasadori të shpërthejë një mllef ndaj vendimit dhe qëndrimit të atëhershëm të NATO-s, kjo do të thotë se kemi të bëjmë jo thjesht me një qëndrim apo vlerësim personal. është diçka më e madhe, më zyrtare, dhe kemi të bëjmë me një mllef të qeverisë dhe të kryeministrit Gruevski, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite, dhe mbi këtë mllef ndërton të gjithë strategjinë dhe marrëdhëniet e qeverisë së sotme të Maqedonisë me Aleancën Atlantike.
Kjo do të thotë se qeveria Gruevski nuk ka reflektuar gjatë këtyre dy vjetëve mbi mënyrat dhe mbi nevojën për të gjetur kompromiset dhe shtigjet e zgjidhjes së konfliktit për emrin. Kjo do të thotë se intransigjenca që kryeministri Gruevski ka ndjekur gjatë këtyre dy vjetëve, ka qenë një kurs i jashtëm, i planifikuar dhe i paramenduar. Sepse gjatë këtyre dy vjetëve janë konstatuar acarime të reja të Shkupit me Athinën për çështjen e emrit, më të mëdha se në gjitha qeveritë e mëparshme të Maqedonisë, që nga pavarësimi i saj më 1991.
Duke dëgjuar ambasadorin e ri të Maqedonisë në NATO, mund të konstatosh me keqardhje se shenjat dhe shanset që kryeministri i tanishëm të jetë një shpresë reflektimi për këtë stanjacion të integrimit atlantik të vendit të vet, janë shumë të pakta. Ambasadori kaloi në një sulm verbal, të pazakontë edhe për një diplomat të rangut të ulët, kundër gjithë vendeve anëtare të NATO-s, duke deklaruar në formë kategorike se “asnjë shtet nuk mund të aprovojë diçka, që sipas fjalorit politik mund të përcaktohet si agresion politik dhe ekonomik i një vendi anëtar ndaj një vendi kandidat”.
Në këtë mënyrë, përplasjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, ambasadori dhe qeveria e tij e shikojnë si një përplasje mes NATO-s dhe Maqedonisë, dhe sikur e gjithë NATO është kundër Maqedonisë, meqë ka përkrahur “agresionin politik dhe ekonomik të Greqisë ndaj Maqedonisë”. Nuk mund të konceptohet se si do të krijojë klimën dhe mjedisin e punës së vet diplomatike në Bruksel një ambasador, i cili qëndrimin e gjithë shteteve anëtare të Aleancës Atlantike e shikon si një veprimtari armiqësore.
Dhe që ambasadori dhe qeveria e Maqedonisë janë jashtë kohe e hapësire dhe nuk e kuptojnë as se kush janë e as se sa peshë kanë, e dëshmon sidomos pretendimi i diplomacisë së Shkupit që të ndryshojë vendimet e samitit të Bukureshtit dhe parimet e funksionimit të NATO-s. “Unë do të kërkoj të korrigjohet përfundimisht Deklarata e Bukureshtit dhe të ndryshojë qëndrimi ndaj nesh”, shpalli kredon e vet diplomatike ambasadori i ri. është proverbiale megalomania e politikanëve dhe e diplomacisë ballkanike, por që të pretendosh se do të detyrosh NATO-n të rishikojë vendimet dhe deklaratat e samitit të dy viteve më parë, duket se i afrohesh librave të rekordeve. Sepse, siç deklaroi ish-ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, deklarata të tilla si këto se do të ndryshojë mënyrën e votimit në NATO dhe parimin e solidaritetit, nuk guxojnë t’i bëjnë as presidenti francez, Nikolas Sarkozi e as presidenti amerikan Barak Obama.
Siguria e ambasadorit të caktuar për në NATO për t’iu kundërvënë NATO-s, buron jo vetëm nga profili dhe gjeneza e tij politike dhe nacionaliste. Ajo buron nga mbështetja, që i jep kryeministri i vendit të tij këtyre qëndrimeve. Sepse ambasadori në platformën e tij duket se ka nga fillimi deri në fund strategjinë dhe interesat e kryeministrit, që e ka caktuar, dhe jo interesat e integrimit euroatlantik të vendit.
Pikëpyetja e madhe maqedonase dhe mbarëballkanike është se përse udhëheqjet e shteteve ballkanike i zgjedhin dhe i caktojnë të tillë ambasadorë, që ose nuk dinë së ç’është diplomacia, ose që janë gati të shembin çdo urë e çdo tullë të marrëdhënieve me Perëndimin dhe organizatat perëndimore. Kjo e ka një përgjigje të thjeshtë, që ka të bëjë me veprimin e paramenduar dhe me strategjinë afatgjatë të vetë atyre udhëheqësve ballkanike për të prishur marrëdhëniet me shtete dhe me organizata perëndimore.
Ky është realiteti ballkanik, ku ambasadorët nuk zgjidhen për të bërë diplomaci, por zgjidhen nga vargu i sejmenëve dhe i klakerëve të klanit, të krahinës dhe të brigadave elektorale të kryeministrit. Ky është realiteti ballkanik, ku shumica e ambasadorëve nuk vijnë nga diplomacia, por vijnë nga politika partiake militante ose nga tenderat e politikës, dhe kur partia mëmë qëndron në fuqi 10 apo 12 vjet, po aq rrinë edhe ambasadorët joambasadorë të politikës, duke ngrohur vezët e shërbimit servil në poste. Edhe në mbrojtjen që i bënë ambasadorit në komisionin e jashtëm, deputetët e partisë së tij, VMRO-DPMNE, argumenti më i madh ishte se “ai është politikan i jashtëzakonshëm”, sepse ka qenë ministër i diasporës në qeverinë e parë të VMRO-DPMNE, të ish-kryeministrit maqedonas me shtetësi bullgare, Lubço Georgievski. Ky është realiteti ballkanik, ku anonimët shndërrohen në ambasadorë sapo trokasin në portën e diplomacisë, dhe ku ambasadorët nga fshati janë tri herë më shumë se sa ambasadorët nga qyteti. Ky është Ballkani, i cili kërkon të integrohet në NATO dhe në BE, duke marrë çdo ditë e më shumë formën e shteteve principata, që pjellin ambasadorë joambasadorë.