E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindsay Lohanlë qelinë pas 13 ditësh

LOS ANXHELOS - Aktorja amerikane Lindsay Lohan ka lënë sot qelinë, pasi ka kryer vetëm 13 ditë nga 90 që i caktoi trupi gjykues nën akuzën e ngarjes së makinës në gjendje të dehur.

24 vjecarja u dërgua në burgun e grave në Los Anxhelos më 20 korrik për të vuajtur 90 ditë e izoluar.

Dënimi i saj u reduktua për sjellje të mirë ndërsa autoritetet kanë zgjedhur orën 1:30 të mbrëmjes për të nxjerrë nga qelia aktoren. Kjo për të shmangur mediat dhe fotografët e shumtë që do të mblidheshin përpara dyerve të burgut.

Por lirimi nga burgu nuk do të thotë liri e vërtetë për Lohan , pasi ajo është e detyruar të shtrohet në spital për t’u trajtuar për problemet psiqike dhe ato me drogën. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›