Fakti/Shalsi, partizan i vjedhjes së Edi Ramës, s’tregon ku shkuan 18 milionë eurot e akorduara nga Qeveria
Eduard Shalësi, njeriu më i afërt me Edi Ramën, lidhje kjo e cila ka si zanafillë aleancën e korrupsionit dhe ryshfetit të pamat në Bashkinë e Tiranës, sulmoi përsiër dje procesin e privatizimeve të disa objekteve, të cilat synohet të vihen në shërbim të komunitetit. Ndonëse qeveria ka akorduar një shumë prej 18 milionë eurosh për ndërtimin e shkollave dhe kopshteve, Bashkia e Tiranës s’jep asnjë përgjigje se ku kanë shkuar të hollat, veç akuzave të përditshme për të fshehur gropën e korrupsionit, koka e sëcilës është në zyrën e Ramës. Improvizimi i akuzave dhe mos dhënia llogari për atë që është interesuar një komunitetit i tërë, tregon frikën dhe tmerrin e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të Bashkisë. Eduard Shalësi, që nga koha kur la Bashkinë dhe mori mandatin e deputetit, e shumë mirë se llogaritë hetimore me Bashkinë e Tiranës s’janë mbyllur dhe po i del zot një ngrehine të kamufluar gjërë e gjatë me korrupsion. Vendimi i fundit i qeverisë është për privatizimn e ish objekteve të ushtrisë dhe të disa institucioneve shtetërore dhe vënien e tyre në shërbim të komunitetit. Në njësinë bashkiake nr.1 bëhet fjalë për një kopsht, të cilin Bashkia e Tiranës jo vetëm që s’e ka ndërtuar, por përkundrazi truallin e tij, tentoi ta verë në shërbim të makinerisë së mafies së ndërtimit. Ndërhyrja e menjëhershme e qeverisë, bën që kjo ndërtesë bashkë me truallin të privatizohen dhe të vihet në shërbim të komunitetit. Ndërsa Bashkia e Tiranës ka për detyrë të ndërtojë shkolla dhe kopshte dhe njëherazi të japë llogari për mega fondin e qeverisë, prej 18 milione eurosh.
...