E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Progres Raporti një pasqyrë e mirëfilltë e arritjeve të qevereisë

Lëvizja Socialiste për Integrim e ka cilësuar progres- raportin e Komisionit Europian, (KE) për Shqipërinë si një pasqyrë realiste për arritjet e deritanishme të Shqipërisë. Zv/kryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto, tha sot në një konferencë për shtyp se “raporti i progresit të KE-së për Shqipërinë është një pasqyrë realiste për arritjet e deritanishme të Shqipërisë në rrugën e reformave dhe inkurajim se vendi po ecën në rrugë të mbarë”. Sipas tij, rekomandimet kryesore të paraqitura në raport, tashmë janë bërë pjesë e programeve reformatore të qeverisë së Integrimit Evropian, siç janë ato në forcimin e pavarësise dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor, lufta kundër korrupsionit, reforma zgjedhore etj”. Ai siguroi se “LSI, si forcë politike, do të vazhdojë të realizojë aktivitetin e saj politik duke kontribuar edhe në të ardhmen në vendosjen e nje dialogu politik e intensiv midis forcave politike". Z. Haxhinasto u bëri thirrje forcave të tjera politike "që ta lexojnë me vëmendje këtë rekomandim, pasi kjo nuk ka të bëj vetëm me fatin e tyre elektoral, por me gjithë vlerësimin që bën BE për sistemin tonë politik dhe ecurinë e reformave”. Shefi i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Ambasadori Helmuth Lohan, prezantoi dy ditë më parë progres-raportin e KE-së për Shqipërinë për vitin 2009. Raporti i KE-së vlerësoi disa progrese të Shqipërisë si ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, ecurinë e një sërë standardesh europiane, rolin konstruktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal, etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›