"Morina" kap 75 pistoleta
Trafiku i armëve mbërrin në qendër të Tiranës. Dy persona nga Tropoja janë kapur në afërsi të Farmacisë 10 në Tiranë, duke trafikuar një arsenal të vërtetë armësh. Uniformat blu kanë finalizuar dje në orët e mbrëmjes operacionin e koduar "Morina", gjatë të cilit kanë prangosur Mehmet Zharkun, 33 vjeç, lindur e banues në Tropojë dhe Halit Zharkun, 37 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Sipas policisë së kryeqytetit, ata janë kapur në flagrancë duke trafikuar 50 pistoleta "Minizastava", 24 copë pistoleta "Bereta", 1 granatë hedhës, 6 predha kundra tanke, 120 granata dore, 120 ndezëse granatash dhe 150 copë fishekë të llojeve të ndryshme. Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje është duke punuar për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë trafik.