LSI: Rama kërkon të bllokojë integrimin e vendit

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama, tha sot për mediet se PS-ja kërkon të bllokojë procesin e integrimit të vendit, duke shtuar se kreu socialist kërkon Bashkinë e Tiranës për të pasur ndikim në PS.
“Ai e di shumë mirë që me largimin e tij nga andej, socialistët do ta largojnë edhe nga partia dhe kështu do të marrë fund përfundimisht një vatër e kontaminuar keq, që përdoret për interesa që nuk kanë të bëjë me interesat e qytetarëve të Tiranës, por që si e tillë është shndërruar në një vatër ku përplasen dhe ku drejtojnë interesat kriminale të qarqeve të njohura tashmë të pastrimit të parave të cilat e kanë shndërruar Tiranën në Tiranën e betonizimit”, tha Rama.
Më tej, Luan Rama kërkoi nga socialistët që të distancohen nga qëndrimet e Edi Ramës dhe të ngrihen sipas tij, në misionin e solidaritetit dhe të vlerave që ata kanë kultivuar në vite./S.Lleshi/Start/
2010-12-28 17:22
[