E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Rama smund të imponojë modalitetet e negociatave me Presidentin

Tiranë, 2 shkurt, NOA - Partia Socialiste nuk
mundet që të imponojë modalitetet e takimit që organizon kryetari i shtetit
lidhur me zgjidhjen e krizës politike në vend.

Ky përbën edhe qëndrimin parimor dhe konstant të
Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cilësuar si i tillë përmes një deklarate për
shtyp nga sekretari për Marrëdhëniet Publike i kësaj partie, Luan Rama.

Sipas tij, LSI ka parasysh faktin se kur flitet
për dialog politik dhe institucional ka parasysh në radhë të parë vetëm
dialogun që vjen në frymë të Kushtetutës dhe në zbatim të saj dhe prandaj qëndrimi
më i fundit i Partisë Socialiste ka një non sens etik, së pari në raport edhe me
vetë presidentin.  

Por ka edhe nonsens parimor sepse askush, aq
më pak kryetari aktual i PS-së nuk mund të vendos kushte për të defaktorizuar
faktorë politikë. Edi Rama u përpoq me të gjitha mjetet dhe mënyrat ta
defaktorizonte e te eliminonte LSI-në, por dështoi dhe ka për të dështuar në
çdo përpjekje për tu imponuar në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe në
kundërshtim me orientimin evropian të Shqipërisë, tha më tej në fjalën e tij
Luan Rama.

Duke shtuar faktin se Lëvizja Socialiste për
Integrim vazhdon të jetë maksimalisht e angazhuar dhe seriozisht e investuar që
të bëhet zgjidhja më e mirë që përshpejton reformat integruese të vendit, të
cilat përshpejtojnë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në fund, ai sqaroi sesi faktin sesa faktor
politik është Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk e ka në dorë kryetari i
PS-së.

Dhe se reagimi pozitiv ndaj çdo iniciative që
vjen nga Presidenti i Republikës në të mirë të zgjidhjes se situatës politike
në vend do të jetë edhe dëshmia më e qartë se kush realisht është i angazhuar
për zgjidhje në të mirë të ecurisë së mëtjeshme të Shqipërisë në rrugën e
integrimit europian dhe kush punon kundër hapave integrues të vendit.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›