Vrasja e deputetit të PS: Së shpejti publikohet autori

Tiranë, 1 Shkurt NOA Për vrasjen e deputetit
socialist Fatmir Xhindi së shpejti do të publikohet një emër i autorit të dyshuar
të krimit, siguroi sot në një dalje për mediat, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm
i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj
Duke folur lidhur me zhvillimin e hetimeve për
vrasjen e z. Fatmir Xhindi, Kuliçaj tha se zbardhja e kësaj ngjarjeje është
prioriteti kryesor i Policisë së Shtetit dhe se po punohet për zgjidhjen e saj.
Vazhdon të jetë i ngritur një grup pune me
specialistët më të mirë të fushës dhe pikërisht sot paradite është kryer një
analizë e detajuar të kësaj ngjarjeje, - deklaroi Kuliçaj.
Kurse konkretizoi: Do të ketë analiza të
vazhdueshme me prokurorinë dhe unë jam i bindur se shumë shpejt do të ketë një
emër.
Nga ana tjetër, z.Kuliçaj pranoi se kjo është
vrasje e një personi me cilësi të veçanta dhe ndryshon nga vrasjet e tjera
duke shtuar se hetimet po vazhdojnë.
e.n/NOA