E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Raporti i KE pasqyrë realiste

 

Zëvendëskryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto në konferencën e djeshme deklaroi se: “Dëshiroj të vlerësoj raportin e Progresit të BE-së për Shqipërinë si një pasqyre realiste për arritjet e deritashme të Shqipërisë në rrugën e reformave dhe si inkurajim se vendi po ecën në rrugë të mbarë”. “Si forcë politike aktive, LSI do të vazhdojë të realizojë aktivitetin e saj politik, duke kontribuar edhe në të ardhmen ashtu siç ka kontribuar në të shkuarën, në vendosjen e një dialogu politik të shëndetshëm e intensiv, midis forcave politike dhe institucioneve demokratike, që është një prioritet kryesor evropian”, tha nënkryetari i LSI-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›