E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, a u konsumua raundi i katërt?

Kuvendi i Shqipërisë

Ndryshe nga tërheqja e Xhezair Zaganjorit, tërheqja e Artan Hoxhës ishte në çastet e fundit kur pritej që kandidatura e tij të kalonte për votim në Kuvend. Propozimi i tij si kandidat për President mori 40 firma nga deputetë të mazhorancës.

Raundi i katërt ishte parashikuar të zhvillohej në orën 10:00. Por çfarë ndodhi pas tërheqjes së Hoxhës.

Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit të Kuvendit thuhet se Me kërkesë të Grupeve Parlamentare të Maxhorancës,  Seanca Plenare për raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, do të zhvillohet  në orën 17:00.

Por a mund të quhet i konsumuar raundi i katër i votimit? Deputeti i PS-së, Erjon Braçe mendon se seanca e pasdites është e paligjshme pasi Komisioni i Ligjeve ia përcolli për miratim Kuvendit kandidaturën e Hoxhës. Kryetarja e Kuvendit duhet të hapte seancën dhe të konsumonte formalisht raundin edhe kështu i konsumuar!, shprehet Braçe.

Sipas Kushtetutës votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Por pika 4 e nenit 87 thotë se  votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›