E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Rruga te "Uji i Ftohtë”në mjerim, Bashkia të ndërhyjë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot në lidhje me gjendjen e rrugës dalëse te "Uji i Ftohtë" në Vlorë.
 

Ndërsa e ka cilësuar si të mjerueshme rrugën, LSI-ja ka kërkuar ndërhyrjen urgjente të Bashkisë së Vlorës për riparimin e saj.
 

Sipas LSI-së është e patolerueshme që porta dalëse e qytetit në vend që të krijojë një shije të mirë të lë vetëm shije të keqe. “Turistët vendas dhe të huaj ndihen të zhgënjyer nga neglizhenca e Bashkisë së Vlorës prandaj kërkojmë që Bashkia të ndërhyjë urgjentisht për riparimin e rrugës” thekson LSI-ja.
 

Sistemimi dhe asfaltimi i rrugës te “Uji i Ftohtë”, ka rëndësi të madhe pasi në të qarkullojnë një numër i madh automjetesh, të cilat drejtohen në të gjitha zonat e plazhit përgjatë bregdetit të Vlorës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›