E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqiptarët e diasporës, mbështetje e vyer për kombin”

29-04-2012 / Gazeta 55

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në ekspozitën “Diaspora Shqiptare e Amerikës së Veriut”

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Diaspora Shqiptare e Amerikës së Veriut”, organizuar nga Arkivi i Shtetit, Muzeu Kombëtar  dhe Fakulteti  i Histori –Filologji. Në ekspozitë ishin publikuar fotografi dhe dokumente të veprimtarisë së Shoqatës së shqiptarëve të Amerikës, “Vatra”. Në fjalën e saj përshëndetëse Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh se nëse çdo shqiptar do të mendonte si Faik Konica atëherë do t’i bënim mirë edhe vendit tonë. “Në këtë 100 vjetor që koençidon më 100 vjetorin e Vatrës, ajo që mua më ka ngelur më shumë në mendje është një fjalë e Faik Konicës, “Vatra  lindi për të bërë  harxhe  dhe për të mos kërkuar kurrë ndere. Sikur secili prej ne shqiptarëve të mendonte si  patriot, që për vendin  të kryenim vetëm harxhe  dhe pa kërkuar kurrë ndere, natyrisht më mirë do t’i bënim vendit tonë edhe më shpejt do të ecnim drejt stacioneve të tjera”- u shpreh Topalli.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shtoi se në këtë 100 vjetor shqiptarët ndjehen krenarë si asnjëherë në historinë e tyre  mijëravjeçare. “Është një 100 vjetor në të cilin ne jemi krenar si asnjëherë në historinë tonë mijëra vjeçare, jemi të lirë si asnjëherë në historinë tonë . Jemi pjesë e një orientimi brenda aleancës së lirisë për të cilën këta burra edhe pse mijëra kilometra larg vendit të tyre të dashur, s’kanë reshtur një sekondë të jetës së tyre duke menduar dhe  punuar për atdheun e tyre”. Kryetarja e Kuvendit i ftoi organizatorët e ekspozitës që dokumentet dhe fotografitë e veprimtarive të Shoqatës “Vatra”, t’i ekspozonin edhe në mjediset e Parlamentit të Shqipërisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›