“Ndonjë mendje e robëruar përpiqet të tjetërsojë rolin e Skënderbeut”
18/01/2009 Kreu i shtetit flet për fisnikërinë në konferencën “Familjet e mëdha fisnike shqiptare”
Presidenti i Republikës Bamir Topi thekson se familjet e mëdha fisnike shqiptare zënë fill herët në mesjetë me principatat arbërore, për të kulmuar me familjen e Kastriotëve dhe Skënderbeun dhe pas tij ato ripozicionohen sipas rrjedhave historike, në të cilat përfshihet faktori shqiptar. Duke ndërhyrë në debatin e hapur në lidhje me Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, kreu i shtetit thekson se ndokush mund të ketë xhelozi për Heroin tonë Kombëtar, për bëmat, famën, marrëdhënien që ai ndërtoi me kombin e tij dhe Europën ushtarake e politike të kohës, duke u përpjekur sot ta ridimensionojë atë. “Ndonjë mendje e robëruar, e pajisur me një guxim regresiv përpiqet sot të tjetërsojë rolin e Skënderbeut në historinë tonë apo në historinë e qytetërimit evropian. Kjo është një përpjekje e mjerueshme, sepse historia nuk pranon leksione, ajo jep leksione. Hipotezat e humbasin terrenin përballë fakteve. Interpretimi kërkon moralitet të lartë dhe profesionalizëm”, - theksoi Presidenti Topi. Sipas tij, dokumentet arkivore, vlerësimet e bashkëkohësve, si papët e Romës apo familjet mbretërore, me të cilat ai ishte në aleancë e bashkëpunim, ato të humanizmit dhe iluminizmit Europian, tekstet e historiografëve më në zë të kohëve janë për ne një burim i ligjshëm krenarie dhe sasi e bollshme informacioni për një histori objektive të këtij burri, që u bë shpirti i historisë së mesjetës. Duke folur në konferencën kombëtare “Familjet e mëdha fisnike shqiptare”, Topi nënvizoi se sot shqiptarët në të gjithë hapësirën ballkanike e shohin Skënderbeun dhe Arbërinë e tij si një model të madh integrues në familjen e popujve të Europës së bashkuar. “Sot Shqipëria po anëtarësohet në NATO dhe po bën hapa domethënës drejt BE-së, akte të cilat unë i shoh të projektuara si dëshira të hershme të shqiptarëve për të jetuar në paqe, liri e siguri brenda familjes natyrale, që është Europa, të asaj familje mbrojtës i së cilës ishte Gjergj Kastrioti - Skënderbeu”, - tha kreu i shtetit. Ai solli ndër mend edhe kohën e diktaturës komuniste. Sipas presidentit, goditja e elitave tradicionale, politike, intelektuale, ekonomike synonte të prishte komunikimin e popullit shqiptar me pikat e referimit. “Komunistëve u duhej që të shpikej ‘armiku i klasës apo i popullit’ dhe për këtë stigmatizuan dyert e mëdha shqiptare. Si pasojë, ata provuan asgjësimin fizik, burgun, internimin, konfiskimin e pronës, humbjen e të gjitha të drejtave, veprime këto me pasoja afatgjata të mirëmenduara”, - tha Presidenti i Republikës. Për kreun e shtetit fillimet e demokracisë e gjetën këtë shtresë si komponentin më të vetëdijshëm, që kërkonte ndryshim dhe mbështesë e patjetërsueshme në ndërtimin e demokracisë. Sipas tij, gjatë tranzicionit të gjatë, duke qenë pikërisht këto familje një pjesë e rëndësishme e të persekutuarve politikë dhe ish-pronarëve, u ndeshën jo pak me iluzionin e drejtësisë në raport me të kaluarën, me iluzionin e rikthimit të pronës, me atë të përfaqësimit politik dhe të integrimit në shoqëri, duke u bërë në disa raste pre e retorikës politike. Gjithsesi, për Presidentin ato dëshmuan se janë në lartësinë e traditës së tyre, duke shprehur një cilësi të lartë demokratike: atë të tolerancës dhe besimit tek institucionet. “Personalisht, në cilësinë e kreut të shtetit, nuk do t’i resht përpjekjet që këto familje të gjejnë vetveten në shoqërinë shqiptare, sepse Shqipëria, për t’u bërë më e mirë, si gjithmonë ka nevojë për kontributin tuaj”, - tha ai.
Fisnikëria shqiptare
Presidenti Topi ka thënë se është i bindur se e gjithë fisnikëria historike, si dhe ato familje që iu bashkëngjitën asaj me gjeste të rralla patriotizmi, heroizmi, mençurie apo aksion politik në shërbim të lirisë kombëtare, të pavarësisë së Kosovës dhe prosperitetit të kombit, në kohë të vjetra dhe të reja, dëshmojnë se Skënderbeu, kryefisniku është kudo, te çdo shqiptar, si ideal dhe si realitet.
Gjatë komunizmit
“Goditja e elitave tradicionale, politike, intelektuale, ekonomike synonte të prishte komunikimin e popullit shqiptar me pikat e referimit. Komunistëve u duhej që të shpikej ‘armiku i klasës apo i popullit’ dhe për këtë stigmatizuan dyert e mëdha shqiptare. Si pasojë, ata provuan asgjësimin fizik, burgun, internimin, konfiskimin e pronës, humbjen e të gjitha të drejtave, veprime këto me pasoja afatgjata të mirëmenduara.”