LSI/ Shezai Rrokaj: “Bashkia t’i shërbejë qytetit dhe qytetarëve”
26-07-2011 / Gazeta 55
Flasin anëtarët e këshillit bashkiak
Përfaqësuesi i LSI-së, në Këshillin Bashkiak prof., dok., Shezai Rrokaj, duke i uruar punë të mbarë kryebashkiakut të ri, Lulzim Basha, ka theksuar se kjo forcë politike kërkon që kryetari i ri i Tiranës t’i shërbejë kryeqytetit dhe jo forcës politike nga vjen.
Ai kërkoi që të marrë fund sherrnaja politike dhe se në fokus të punëve të pushtetit vendor të ishin problemet dhe shqetësimet e përditshme të qytetarëve të Tiranës.
“Në emër të grupit tim, i uroj punë të mbarë kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, duke i kujtuar se ne kërkojmë një kryetar që t’i shërbejë Tiranës dhe jo forcës politike nga vjen, dhe të ndërtojë një frymë mirëkuptimi në dobi të Tiranës”, u shpreh Rrokaj.
PDIU