E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria ofron klimë të favorshme për investimet

26-07-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takon drejtues të kompanisë izraelite “Land Development-Energy”

Kryeministri Sali Berisha takoi dje drejtues të kompanisë izraelite Land Development-Energy Ltd. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ohad Marani, e njohu kryeministrin me vendimin e kompanisë për të investuar në Shqipëri, në fushën e energjisë dhe konkretisht, si hap të parë, në shfrytëzimin e hidrokarbureve.
Kompania, tha zoti Marani, është e interesuar gjithashtu, për zhvillimin e investimeve të mëtejshme edhe në lloje të tjera të energjisë, si dhe në fushën e turizmit.
Kryeministri Berisha siguroi se këtu do të gjejnë një klimë shumë të favorshme për investimet.
Qeveria, tha kryeministri, në programin e saj, si në politikat fiskale, ashtu edhe në reformat strukturore, ka si qëllim tërheqjen dhe nxitjen e investimeve në Shqipëri, në veçanti të investimeve në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në këtë aspekt, të gjithë investitorët do të kenë mbështetje të plotë për të zhvilluar projektet e tyre në Shqipëri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›