E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Sulmet e Ramës ndaj ministrave, s’mund të fshehin abuzimet e tij në Bashkinë e Tiranës

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sërish sot ndaj akuzave të përditshme të eksponentëve të Partisë Socialiste. Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit çela tha se akuzat ndaj ministrave s’mund ta shpëtojnë Ramën nga dështimet e turpshme. “Sulmi ndaj ministrave të LSI-së, nuk mund të fshehin dështimin e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, nuk mund të fshehin abuzimin e Edi Ramës me Partinë Socialiste, nuk mund të fshehin abuzimet e Edi Ramës me qeverisjen e Bashkisë, nuk mund të fshehin paaftësinë për të miratuar buxhetin e bashkisë dhe për ta përfshirë kryeqytetin në projektet e mëdha të zhvillimit. E gjitha kjo histeri, është pasojë e dhimbjes që ai ndjen kur ai sheh se Shqipëria qeveriset në rrugën e Integrimit Europian, për të cilin kontribut të veçantë kanë ministrat e LSI-së”- u shpreh zyrtari i LSI-së. çela vuri në dukje gjithashtu se Edi Rama ndodhet në një krizë të rëndë lidershipi dhe se sulmet e tij ndaj ministrave të qeverisë, kërkojnë të manipulojnë politikën disfatiste të liderit opozitar. “Duke shprehur keqardhjen për dëshpërimin deri në humbje të orientimit, të lidershipit të Partisë Socialiste, dëshiroj të theksojë se sulmet e Edi Ramës dhe të zërave të tij të komanduar, ndaj ministrave të LSI-së, nuk mund të fshehin në fakt krizën dhe dështimin e tij të gjithanshëm”- tha më tej ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›