PLL: Masakra e Tivarit, Ramiz Alia të vihet përpara ligjit

Partia Lëvizja e Legalitetit, ndonëse e konsideron të vonuar nismën për ngritjen e komisionit hetimor për masakrën e Tivarit, thotë se më në fund do nxirren përgjegjësit. Nënkryetari i Murat Basha u shpreh se PLL-ja mbështet ngritjen e komisionit dhe se beson që ky do të jetë hapi i parë për të zbardhur të gjitha krimet e komunizmit. “Më në fund Ramiz Alia do të vihet përpara ligjit për krimet që ka kryer dhe po kështu duhet të vazhdohet edhe me Nexhmije Hoxha dhe Hekuran Isait. Duke dënuar krerët e komunizmit pastrohet edhe shoqëria shqiptare dhe vendi ndahet njëherë e përgjithmonë nga e kaluara komuniste”- deklaroi Murat Basha. Sipas tij, komisioni hetimor për masakrën e Tivarit do të punojë me kapacitet për të mbledhur faktet e nevojshme dhe për t’i vënë përgjegjësit para ligjit.
...