E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Të votohet më 6 gusht heqja e imunitetit

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë sërish apel klasës politike të votojë më 6 gusht ligjin për heqjen e imunitetit. Në një konferencë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka theksuar se heqja e imunitetit është një detyrim i klasës politike për të bërë të mundur integrimin e vendit.
 

"Më 6 gusht në parlament do të shqyrtohet propozimi që përmes heqjes së imunitetit të përmbushet edhe një detyrim tjetër që Shqipëria ka përballë sfidës europiane. Çështja e imuniteti është diskutuar gjatë dhe kemi mbërritur në kushtet kur duhet të realizohet kjo detyrë. Është i pavend retorika se nuk i çon palët tek konsensusi edhe të arrihet kompromis për votimin e ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me heqjen e imuntiet. Heqja e imunitetit nuk e cënon integritetin e cilido zyrtari që është i veshur me imunitet juridik. Nga kjo pikëpamje LSI-ja do të kontribuojë që të bëhet e mundur dhe të shkohet tek përmbushja e këtij detyrimi” tha Rama.

Ai ka theksuar më tej se qasja ndaj çështjeve të tilla nuk mund të jetë një flamur beteje për partitë politike, apo test i forcës të një partie ndaj një partie tjetër por një tekst se sa forcat politike janë të angazhuara për të kontribuar për proceset integruese dhe në mënyrë që vendi të marrë statusin e kandidatit në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“Çështja e imunitetit nuk është një sfidë por është një detyrë që duhej përmbushur me kohë. Është bërë një gabim që nuk është përmbushur. 6 gushti është një test që do të tregojëangazhimin e poltikëbërësve. I ftoj aktorët politikë të lënë mënjanë interesat e ngushta partiake dhe të shkojmë në seancën e 6 gushtit me gadishmërinë për të kontribuar që Shqipëria të tregojë se duke u çliruar nga pengu i imunitetit ka kuptuar se interesat e vendit janë dominante dhe prevalojnë para interesave partiake. Shqiptarët meritojnë që politikbërësit shqiptarë të sillen si europianë” tha Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›