Rama: Rishikim vendimeve te qeverise pas 23 qershorit
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama deklaroi dje se vendimet qe jane marre nga qeveria pas dates 23 qershor do te rishikohen ne menyre te rrepte nga qeveria e re. Ne mbledhjen e Asamblese Kombetare, Rama u beri thirrje dhe subjekteve te biznesit qe te mos vazhdojne bashkepunimin me qeverine aktuale, per vendimet qe jane marre pas zgjedhjeve. “Jam i detyruar t’u bej thirrje te gjitha subjekteve, qe perfshihen ne bashkepunim me kete qeveri ne detyre qe eshte ndeshkuar nga populli shqiptar qe te mos vazhdojne bashkepunimin. Ne do te jemi jashtezakonisht te rrepte me cdo produkt te bashkepunimit te subjekteve private me qeverine aktuale qe lidhet me periudhen pas zgjedhjeve te 23 qershorit”,- u shpreh Rama. Ai shtoi se qeveria dhe kryeministri ne detyre, “te pajtohen me realitetin e imponuar nga populli sovran dhe te kalojne ne nje faze kujdestarie, pa marre me tutje vendime ne funksion te vizionit apo te programit te tyre, qe u ndeshkua me voten e qytetareve”. Lidhur me situaten ekonomike, Rama tha se vendi ka nevoje per nje auditim nderkombetar te funksionimit te gjithe shtetit. Ai u shpreh se puna do te nise “duke kerkuar nje pike te perbashket referimi me nje auditim nderkombetar te te gjithe sistemit te funksionimit te shtetit shqiptar, duke e filluar nga auditimi i financave te Shqiperise dhe i te dhenave te ekonomise shqiptare brenda ketij viti”. Ne mbledhjen e Asamblese, Rama ka konfirmuar vendimin per te ndare mandatin e deputeti nga posti i ministrit. Ai tha se ne kete menyre vendit do t’i jepen ministra qe punojne me orar te plote. “Ne kemi marre nje vendim per t’i ndare mandatet e deputetit nga mandati i ministrit. E kjo, eshte bere per t’i dhene Shqiperise dhe shqiptareve ministra qe punojne me ore te plote, ne krye te puneve te ekzekutivit dhe deputete, qe punojne me ore te plote ne krye te puneve te komuniteteve qe perfaqesojne dhe puneve te perbashketa per te mbrojtur interesat e ketij vendi, ketij populli”,- tha kreu i PS-se. Rama shtoi se mandatet e marra ne 23 qershor heqin cdo justifikim te mazhorances se re per mos realizimin e objektivave. “Ne nuk kemi marre nje mandat per te bere sikur. Lavdi popullit shqiptar kemi marre nje mandat per te bere cdo reforme te mundshme dhe te imagjinueshme ne kete vend. Askush nga ne, une i pari, nuk ka me asnje alibi qe te thote ketu na pengojne keta e aty na pengojne ata, ketu nuk mundemi se na bllokojne, ketu nuk duan etj, etj”,- tha kreu i PS-se. Ai shtoi se “deri sot jemi gjykuar nga fjalet, shume shpejt, brenda dy muajsh ne do te gjykohemi vetem me vepra”. Kryesocialisti ka folur dhe per largimet e pritshme ne administrate, duke u shprehur se deputetet do te bejne ne zonat e tyre transparencen e shperdorimit te pushtetit nga drejtuesit e administrates. Vec projekteve qeverisese, Rama ka folur dhe per te ardhmen e PS-se. Apeli qe ai u ka bere socialisteve eshte te hapin dyert e partise. Sipas tij, me ardhjen ne pushtet, tendenca eshte qe dyert e partise te mbyllen.
Balla zevendeson Malajn
Ne mbledhjen e pare te Asamblese se PS, kryesocialisti Rama ka bere te ditur dhe hyrjen e deputetit Taulant Balla ne kryesine e PS. Balla zevendeson ne kete post, Arben Malajn, i cili nuk u perfshi ne listat e kandidateve nga kryesocialisti Rama dhe kandidoi si i pavarur ne Qarkun e Vlores. “Ne emer te vleresimit, te kontributeve dhe njekohesisht te nevojes formale per te plotesuar kryesine e PS, me vendin e lene vakant, une do te deshiroja miratimin tuaj per perfshirjen e Taulant Balles”,- tha Rama. Ai shtoi se Balla arriti nje rezultat te paperseritshem ne Librazhd per PS-ne.